16.5 C
Tirana
Tuesday, November 11, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet30% e vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor të dobëta përballë skenarëve...

30% e vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor të dobëta përballë skenarëve që mund të sjellë IA

Ky artikull është pronësi intelektuale e website-t Ekofin.al, Sigurime.Online e solli për lexuesit e saj me titull të ndryshuar 

Raporti i Bankës Botërore mbi “Punën dhe Prosperitetin” për vendet e ECA (Evropoa dhe Azisë Qendrore) thekson se mungesa e përgatitjes për inteligjencën artificiale (AI) në Shqipëri dhe Kosovë lidhet ngushtë me mangësitë në infrastrukturën digjiitale dhe kapacitetet teknologjike për zhvillim dhe zbatim të sistemeve të avancuara.

Infrastruktura: serverë të pakët, kapacitete të kufizuara për zhvillim AI

Disponueshmëria e infrastrukturës për AI mbetet një nga sfidat kryesore për rajonin. Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet me dendësi të ulët serverash, nën 3,000 serverë për çdo milion banorë, një tregues që tregon kufizime në aftësinë për të trajnuar dhe implementuar modele të mëdha të AI-së.
Kjo mungesë infrastrukture i vë të dy vendet në të njëjtën kategori me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, ku burimet teknologjike dhe investimet në kapacitete kompjuterike janë ende në faza fillestare.

Në kontrast, vendet e BE-së si Bullgaria (54,100 serverë për milion banorë), Polonia (37,300) dhe Kroacia (29,400) zotërojnë baza shumë më të zhvilluara, megjithëse edhe ato mbeten shumë larg niveleve të Shteteve të Bashkuara.

Ekspozimi i punëve ndaj AI-së: Ballkani Perëndimor ndër më të ekspozuarit

Sipas vlerësimeve të raportit rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore (ECA), rreth 30% e fuqisë punëtore në rajon ka një shkallë të caktuar ekspozimi ndaj automatizimit përmes inteligjencës gjenerative.
Sipas të dhënave Kosova dhe Maqedonia e Veriut renditen ndër vendet me nivel më të lartë ekspozimi, krahas Serbisë dhe Bosnjë – Hercegovinës. Edhe pse Shqipëria nuk është përfshirë drejtpërdrejt në matje, tendenca e rajonit tregon se struktura e tregut të punës, e përqendruar në shërbime, administratë dhe tregti, e bën edhe atë ndjeshmërisht të ekspozuar ndaj automatizimit të gjeneruar nga AI.

Struktura e ekspozimit: arsimi, gjinia dhe grupmosha

Ekspozimi ndaj AI-së është i lidhur ngushtë me nivelin arsimor: më pak se 7% e punëtorëve me arsim të mesëm të ulët janë të ekspozuar, 23% me arsim të mesëm të lartë dhe gati 33% me arsim të lartë.

Gratë janë më të prekura nga rreziqet e automatizimit të nxitur nga AI, pasi ato përfaqësojnë një pjesë më të madhe të punës në sektorë ku detyrat kanë potencial më të lartë automatizimi (p.sh. administratë, shërbime, financë). Ndërsa sipas grupmoshave, më të ekspozuarit janë punonjësit 25–34 vjeç, një segment që përfshin shumicën e profesionistëve të rinj në treg.

Ekspozimi ndaj AI-së nuk nënkupton domosdoshmërisht humbje vendesh pune, shpesh ai përkthehet në rritje të produktivitetit, sidomos në profesione ku automatizimi mund të marrë përsipër detyra rutine, duke lënë më shumë hapësirë për punë krijuese apo analitike.

Për të përfituar plotësisht nga ky potencial, Shqipëria dhe Kosova duhet të investojnë në riformim të aftësive dhe trajnime profesionale, modernizim të infrastrukturës dixhitale dhe laboratorëve të kërkimit, përditësim të kornizës ligjore të punës, dhe incentiva për inovacion që mbështet aftësitë njerëzore.

Me politika gjithëpërfshirëse dhe investime strategjike në teknologji e arsim, të dy vendet mund të kalojnë nga pozicioni i “të ekspozuarve ndaj rrezikut” në aktorë aktivë të zhvillimit të ekonomisë digjitale të rajonit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat