16.5 C
Tirana
Tuesday, November 11, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTre llojet e sigurimeve që çdo biznes do të duhej t'i kishte...

Tre llojet e sigurimeve që çdo biznes do të duhej t’i kishte në emër të respektit, mbrojtjes së dinjitetit të punonjësve dhe vijimësisë së aktivitetit

Ngjarja e fundit në Vlorë, ku u dogj kat i parë i një objekti të mobilerisë, na rikujton se sigurimi i pronës dhe i biznesit nuk është dhe nuk duhet trajtuar si një formalitet.

Sigurimi i biznesit përfaqëson një nevojë reale për të shmangur humbje të mëdha financiare. Për të shmangur dramat. Për të krijuar mundësitë e rikthimit në treg sa më shpejt dhe në gjendjen e njëjtë të përpara dëmit.

Shifrat tregojnë qartë një realitet: shqiptarët ende investojnë relativisht pak në sigurimet jo jetë, edhe pse nevoja për to është e papërshkrueshme. Shumë e madhe!

Sipas të dhënave të fundit:

  • Vetëm 350 milion lekë paguhen për dëmtimet e tjera në pronë, ose 1.89% të sigurimeve jo jetë;

  • 1.89 miliard lekë shkojnë për sigurime nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, 10.24% e tregut të sigurimeve jo jetë;

  • 424 milion lekë për sigurime nga aksidentet, vetëm 2.3% e totalit të sigurimeve jojetë;

  • 727 milion lekë për sigurime të përgjithshme të përgjegjësisë civile, 3.93%

Kjo stepje, ky mentalitet, duhet ndryshuar sa më parë dhe ky ndryshim ka vetëm një përfitues real: qytetarin, sipërmarrësin shqiptar.

FUQIA DËMPAGUESE E SIGAL IG E PAKONKURRUESHME ME ASKËND TJETËR

Në rastin konkret të biznesit të mobilieve në Vlorë, një sigurim i thjeshtë prej 1 euro/m² do të kishte mbuluar dëmin e plotë të pronës dhe pjesërisht edhe vlerën e mallrave.

Nëse dikush nga punonjësit do të dëmtohej, sigurimi nga aksidentet do të mbulonte çdo humbje financiare të tij dhe të administratorit.

Po ashtu, sigurimi i përgjegjësisë civile garanton kompensimin e dëmeve të shkaktuara edhe për pronat e fqinjëve, duke shmangur konflikte dhe keqkuptime, nëse djegiet nga zjarri do të precepitonin dhe zgjeroheshin.

SIGAL Insurance Group, kompania më e madhe dhe më e besuar në rajon, i ofron të tre këto lloje sigurimesh.

Me dokumentacionin e duhur, kompania paguan dëmet në 14 ditë pune, duke treguar efikasitet dhe seriozitet. Konkretisht:

  • 34.22% të sigurimeve vullnetare në sigurimet jo jetë e mban SIGAL;

  • 40.39% të dëmeve nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore paguhen nga SIGAL, me një rritje prej 50.39% krahasuar me vitin e kaluar;

  • 80.33% të pagesave në sigurimin e përgjegjësisë civile i mbulon kompania SIGAL si i takon këtij segmenti tregu;

  • Për sigurimet nga aksidentet, SIGAL ka paguar 36.777.000 lekë në 9-mujorin e parë të vitit, më shumë se sa kushdo tjetër.

MËSIMET NGA NGJARJA E VLORËS 

Ngjarja e Vlorës tregon qartë se sigurimi është investim për mbrojtjen e pronës, të punonjësit dhe reputacionin sa edhe vijimësinë e biznesit.

Me SIGAL, individët dhe kompanitë kanë mundësinë të menaxhojnë rrezikun në mënyrë profesionale, të shpejtë dhe të besueshme, duke shmangur pasojat financiare që të papriturat shkaktojnë.

Çdo biznes apo pronar duhet të ketë sigurim të plotë, sepse ngjarje si djegia e Vlorës nuk paralajmërohen, por mund të kompensohen në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë me mbështetjen e SIGAL Insurance Group.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat