16.5 C
Tirana
Tuesday, November 11, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF takim me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

AMF takim me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Mimoza Kaçi, zhvilloi një takim me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga znj. Anke Weber, Shefe e Misionit për Shqipërinë.

Bisedimet u fokusuan në zhvillimet më të fundit në tregjet financiare jobankare, politikat mbikëqyrëse dhe avancimin e reformave rregullatore.
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit theksoi rëndësinë që i kushtohet monitorimit të vazhdueshëm të treguesve financiarë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit financiar dhe rritjes së besimit të investitorëve e konsumatorëve. Znj. Kaçi prezantoi ecurinë pozitive të tregjeve nën mbikëqyrje përgjatë vitit 2025, ku primet e shkruara bruto në sigurime u rritën me 10.37% për 9-mujorin, aktivet neto të fondeve të investimeve dhe pensioneve private u rritën përkatësisht me 13.68% dhe 9.46% në gjysmën e parë të vitit, ndërsa në tregun e kapitaleve vijoi rritja e obligacioneve të emetuara me ofertë private.
Në takim u nënvizua progresi i bërë për përafrimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me acquis të Bashkimit Europian, në kuadër të kapitullit 9 “Shërbimet financiare” nën drejtimin e Autoritetit, si dhe në kapituj të tjerë ku AMF është kontribues.
Në përfundim, znj. Kaçi falënderoi ekipin e Misionit të FMN-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe vuri në dukje rëndësinë e programit të vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), që do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat