Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit katin e parë të një mobilerie në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Menjëherë shtrohen pyetjet njerëzore: si do të rikthehet ky biznes në aktivitet sërish? A do t’ia dalë? A do të kenë sërish një punë të punësuarit në këtë biznes?
Sigurimi i biznesit, si mundësi ringritje
Ky episod tregon edhe njëherë rëndësinë e sigurimit të pronës, sidomos për bizneset që përballen çdo ditë me rreziqe të paparashikueshme si zjarri apo fatkeqësitë natyrore.
Nuk e kemi ende të dhënën nëse biznesi ka qenë i siguruar, por një sigurim prone do t’i mundësonte pronarit të mobilerisë të përfitonte menjëherë dëmshpërblimin e plotë, sapo të dorëzonte dokumentacionin përkatës, duke rifilluar aktivitetin pa vonesa dhe pa pasoja financiare afatgjata.
Sigurimi ka një filozofi të thjeshtë: rikthimin në gjendjen fillestare të përpara dëmtimit.
SIGAL, do të jetë krahë teje kur askush tjetër nuk mundet
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 9-mujor për tregun e sigurimeve, sipas të cilit SIGAL Insurance Group vijon të kryesojë tregun shqiptar, duke paguar rreth një të katërtën e dëmeve totale. Në nëntë muajt e parë të vitit 2025, kompania ka dëmshpërblyer 15,251 qytetarë me një vlerë prej 1.4 miliardë lekësh (rreth 15 milionë euro), ndër të cilët 150 në sigurimet e jetës dhe mbi 15 mijë në sigurimet e jojetës. SIGAL zotëron 25.87% të tregut dhe ka shënuar një rritje prej 6.8% të klientëve në sigurimet e jojetës. Këto rezultate rekord në pagesat e dëmeve dhe zgjerimi i klientelës konfirmojnë besimin e qytetarëve dhe bizneseve në korrektesën dhe seriozitetin e kompanisë, duke e bërë SIGAL liderin më të madh dhe më të besuar të sigurimeve në rajon.
Sigal.com.al
Sigurimi i pronës në SIGAL mund të bëhet fare thjesht, për vetëm 1 euro metri katror, në sigal.com.al, duke ngarkuar dokumentet online, për 45 sekonda mund të sigurohesh.
Jo vetëm që mund të sigurohet prona e biznesit me çmimet më të arsyeshme, por në SIGAL, kompaninë më të madhe dhe më të besuar të sigurimeve në rajon, mund të sigurohet edhe përgjegjësia civile, si edhe mund të sigurohen edhe punonjësit nga ngjarjet aksidentale.




