18.5 C
Tirana
Friday, November 7, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFjala e plotë e CEO-s së SIGAL IG, z. Avni Ponari, në...

Fjala e plotë e CEO-s së SIGAL IG, z. Avni Ponari, në ceremoninë e marrëveshjes SIGAL-SHRFT

Unë jam sot i nderuar që jam këtu me ju dhe në veçanti që bashkëpunimi me presidentin Duka, që ka qenë gjithnjë iniciator i mbështetjes së gjërave të rëndësishme për futbollin. Ai është një nga njerëzit më aktivë, më inovatorë dhe më mbështetës për atë që ka marrë përsipër. Kjo më ka bërë që të jem edhe unë afër dhe të bashkëpunoj shumë ngushtë për të parë dhe për të ndjekur projektet që janë të domosdoshme.

Historikisht, sigurimet janë pak të njohura në Shqipëri dhe jemi shumë pak të angazhuar. Në qoftë se e marrim me koeficientë, shqiptarët paguajnë 70-80 euro për frymë në vit; Austria paguan 3 mijë euro për frymë, Zvicra 6 mijë, SHBA 6 mijë. Pra, ne jemi shumë larg dhe

Kjo iniciative ka një vlerë të jashtëzakonshme dhe shumë të rëndësishme.

Në zyrat e mia mund të vijnë gjatë gjithë vitit shumë fëmijë dhe shumë prindër që kërkojnë ndihmë, ndërsa në rastin konkret mendoj që zgjidhja që ka bërë Federata e Futbollit dhe z. Duka është që – ok! – pse duhet të shkojnë këta fëmijë të kërkojnë ndihma, kur mundësitë janë që këta të shkojnë me kontratë? Të jenë krenarë për kontratën që kanë dhe të kërkojnë për shërbimin që u jep mundësi kontrata.

Dhe ju, Tirana dhe këto rrethet që e kanë mbështetur, e kanë bërë mjaft mirë dhe mendoj që edhe në të ardhmen është shumë e domosdoshme. Ia rrisim krenarinë atij fëmijës së vogël, ia rrisim krenarinë prindit, ia rrisim krenarinë çdo personi të siguruar, sepse nuk është më në pozicionin e një kërkuesi apo të një lypësari, por të një njeriu që ka një kontratë në dorë dhe që kërkon atë të drejtë që e ka nënshkruar me kompaninë e sigurimit.

Të gjithë ata që u morën me këtë projekt i falënderoj, i falënderoj të gjithë trajnerët e futbollit.

Unë jam president i basketbollit dhe nuk kam arritur ta fus te basketbolli, sepse të gjithë thonë: “Nuk ia ndjell keq fëmijës”. Nuk ia ndjell keq – i jep një hajmali. Një hajmali që ta ketë në xhep dhe të jetë gjithmonë i mbrojtur.

Një thyerje këmbe kushton 4 mijë deri në 5 mijë euro. Asnjë prind nuk është i menjëhershëm, sado i pasur, sepse thotë: prit, çfarë ndodhi?

Të gjithë ata që u morën me këtë, unë i falënderoj shumë. Në krah të atyre nismave që kemi pasur dhe asaj mbështetjeje që kemi bërë në vijimësi gjatë këtyre viteve, ne do të donim që këtë ta zgjeronim më tej. Madje, atyre që u morën me projektin te SIGAL, u thamë që të pajisin edhe prindërit me një kartë që të jetë e domosdoshme, që t’u kujtojë se keni shtëpi, keni edhe shëndetin tuaj, keni edhe nevoja të tjera siguruese.

Sigurimet ndërtojnë krenari. Nuk të lenë lypsar të mëshirës dyerve të bashkive apo zyrave; ato të bëjnë krenar të shkosh te kompania e sigurimeve dhe të kërkosh atë që të takon me bazë kontrate. Respektimi mbi bazën e kontratës është shumë i rëndësishëm.

Iniciativë e rëndësishme që duhet mbështetur dhe duhet shtrirë në të gjithë Shqipërinë, sepse ju jeni më shumë dëshmitarë të rasteve kur jo pak futbollistë, edhe të ekipeve të mëdha, kanë humbur jetën në fushë për shkak të mungesës së vizitave. Me këtë kuadër, edhe klinikat që janë marrë me këtë nismë dhe që kanë qenë këmbëngulëse për ta bërë dhe për ta bërë mirë, do t’i vlerësoja dhe do t’i përgëzoja.

Klinikat kanë qenë të pranishme dhe të interesuara që ta zhvillojnë. Nuk është krejt profit. Nuk është asgjë as në kuptimin e kompanisë dhe as të klinikës, por është kujdes shumë i veçantë, shumë i mirë dhe shumë dinjitoz për të gjithë fëmijët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që të futen në këto skema dhe të jenë të vetëkujdesur për veten e tyre.

Edhe njëherë, president Duka, jy falënderoj ju, të gjithë ata që u morën me këtë projekt, stafin e SIGAL që e vijuan dhe e realizuan në masën që ne e dimë, dhe klinikat që u morën me këtë punë për ta bërë sa më mirë dhe për t’i qenë sa më besnik brezit që po rrisim.”

SIGAL IG është sponsor premium i kombëtares kuqezi dhe bashkërrugëtare e sukseseve prej më shumë se një dekade;

po ashtu, është sponsor edhe i kampionatit vendas, Abissnet Superiore, duke ndjekur shembujt botërorë të gjigantëve të sigurimeve që mbështesin dhe investohen drejtpërdrejt për standarde të larta në sport.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat