20.5 C
Tirana
Thursday, November 6, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPanairi i tridhjetë e një Ndërkombëtar i Tiranës çel siparin, SIGAL Insurance...

Panairi i tridhjetë e një Ndërkombëtar i Tiranës çel siparin, SIGAL Insurance Group pjesëmarrës

Në Shqipëri është hapur Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, ku institucione dhe kompani nga vende të ndryshme po prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në disa sektorë ekonomikë.

Panairi organizohet nga zyra e Klik Ekspo Group and Tirana International Fair dhe do të vazhdojë deri më 8 nëntor.

Si kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, me tetë kompani në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut, pjesëmarrëse me stendën e saj do të jetë edhe SIGAL Insurance Group.

SIGAL Insurance Group do t’i sjellë këtij panairi përvojën 26-vjeçare në tregun e sigurimeve, një familje të gjerë produktesh novatore dhe ato të traditës, si në sigurimet e Jetës dhe në ato të Jo-Jetës.

Këto oferta mbulojnë më së miri risqet financiare për individin dhe bizneset shqiptare.

Po ashtu, si pjesë e familjes SIGAL IG, në panair do të eskpozohen edhe mundësitë e shkëlqyera të investimit me përfitueshmëri të lartë në SIGAL Invest dhe zgjidhjet e investimit në kollonën e tretë të pensioneve private.

Pjesë e panairit janë dhjetëra kompani nga sektorë të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, me fokus fushën e ndërtimit, energjisë, industrisë së rëndë dhe të lehtë dhe sektorë të tjerë, ku spikat edhe sektori financiar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat