21.5 C
Tirana
Wednesday, November 5, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL Invest: zgjidhja e duhur për biznesin tënd

SIGAL Invest: zgjidhja e duhur për biznesin tënd

Rrugët e gjata, kur nuk janë as ikje, as shtegtim e as zhvendosje, nuk përshkohen vetëm. Kur rruga synon mbërritjen në sukses, rregulli i artë është i qartë: duhet kujdes dhe vëmendje për bashkëudhëtarin.

Kompanitë e dinë mirë këtë. Sa më të mëdha, aq më të qarta janë. Prandaj, praktika perëndimore dëshmon për një kujdes të shtuar ndaj punonjësve më besnikë dhe më të talentuar: fundi i rrugës për ta duhet të jetë gjithmonë shpërblyes. Sa më shpërblyes ky fund, aq më e ndritur faqja dhe emri i kompanisë.

SIGAL Invest është mundësia shpërblyese për kompanitë, që mendojnë për frytet e rrugëve të gjata të punonjësve të tyre të përkushtuar: pensionin privat.

Sot, gjithnjë e më shumë kompani marrin mbi supe përgjegjësi sociale, dhe një nga mënyrat më të vlerësuara për ta shprehur këtë kujdes është kontributi në shtyllën e tretë të pensioneve, pra në pensionet private të punonjësve të tyre.

Menaxherët e zgjuar dhe largpamës e kuptojnë shpejt se sa e mençur është kjo zgjidhje dhe mendojnë në këtë linjë:

A ekziston ky treg në Shqipëri? Po.

A ka kompani të besueshme që garantojnë norma të larta dhe qëndrueshmëri? Po, SIGAL Invest, pjesë e familjes së madhe SIGAL Insurance Group, lider në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Çfarë mund të bëj? Kompania mund të kontribuojë çdo muaj për punonjësit tanë në fondin e pensionit privat, duke përfituar trefish: A. Financiarisht, përmes përjashtimeve tatimore dhe kursimeve fiskale; B. Moralisht e emocionalisht, përmes motivimit, vlerësimit dhe shpërblimit të punonjësve. C. Në imazh: kujdesi për bashkërrugëtarët gjithnjë, gjithherë dhe gjithkund është i pëlqyeshëm.

Kështu, kompania që investon në SIGAL Invest për pensionet e punonjësve, nxit besnikërinë, ruan kapitalin njerëzor dhe forcon përkushtimin afatgjatë të stafit, nga ana tjetër fiton stabilitet dhe kursime tatimore, pasi kontributet në fondin e pensionit janë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat.

Largpamësia është gjithmonë shpërblyese.
SIGAL Invest, fondi i pensioneve private me rritje të qëndrueshme nga viti në vit, i garantuar plotësisht, është gjithmonë aty për t’i kthyer përfitimet në vlera të prekshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat