Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, SIGAL UGA ka shënuar një rritje të ndjeshme në pagesën e dëmshpërblimeve, duke paguar 63.52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në total, kompania ka paguar 9,419,878 euro dëme, kundrejt 5,760,598 eurove të paguara gjatë periudhës janar-shtator 2024. Në aspektin sasior, janë 20,052 raste të dëmshpërblyera, nga 19,878 raste një vit më parë, çka tregon një rritje të lehtë në numër, por një rritje të konsiderueshme në vlerën mesatare të dëmshpërblimeve.
Sipas të dhënave zyrtare të Banka Qendrore e Kosovës, 14.91% e totalit të dëmeve në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës janë paguar nga SIGAL UGA, duke konfirmuar rolin e saj si kompania më e besueshme dhe më aktive në mbështetjen e klientëve dhe në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj tyre.




