SIGAL UGA, pjesë e familjes SIGAL Insurance Group, ruan lidershipin në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Kosovë.
Këtë e dëshmojnë të dhënat zyrtare të raportit të BQK-së për periudhën 9-mujore të tregut të sigurimeve të Kosovës. Në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Kosovë, ku veprojnë gjithsej 12 kompani sigurimi, SIGAL UGA konfirmon edhe një herë pozicionin e saj si lider i tregut.
Vetëm pak ditë pas kremtimit të 22-vjetorit të pranisë në tregun kosovar, të dhënat e raportit 9-mujor të vitit 2025 e konfirmojnë kompaninë si më të madhen në sektor, me një pjesë tregu prej 14.45%.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pjesa e tregut të SIGAL UGA është rritur me 0.3 pikë përqindje, ndërsa volumi i primeve të shkruara bruto ka shënuar një rritje prej 7.8%.
Konkretisht, në periudhën janar-shtator 2024 kompania regjistronte 17,180,660 euro prime bruto, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2025 kjo vlerë arriti në 18,520,924 euro, pra 1,340,264 euro më shumë.
Këto rezultate e vendosin SIGAL UGA në krye të tregut të sigurimeve të Jo-Jetës në Kosovë, duke dëshmuar qëndrueshmëri, rritje të vazhdueshme dhe besueshmëri të lartë tek klientët.




