20.5 C
Tirana
Wednesday, November 5, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje e shpejtë dhe e dukshme e SIGAL Life Kosovës në sigurimet...

Rritje e shpejtë dhe e dukshme e SIGAL Life Kosovës në sigurimet e jetës

Ecuria e shkëlqyer dhe pozita udhëheqëse e SIGAL Insurance Group në Kosovë dëshmohet qartë edhe në tregun e sigurimeve të jetës.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës janar-shtator 2025, SIGAL Life Kosova ka rritur me 19.06% numrin e kontratave të sigurimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konkretisht, në periudhën janar-shtator 2024, SIGAL Life Kosova kishte 46,777 kontrata sigurimi jete, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti regjistroi 55,955 kontrata: 9,178 kontrata më shumë, që përfaqësojnë një rritje prej 19.61%.

Të shprehura në vlerë, volumi i primeve të shkruara bruto gjatë periudhës janar-shtator 2024 ishte 2,300,177 euro, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2025 arriti në 2,738,646 euro, ose 438,469 euro më shumë, që përbën një rritje prej 19.06%.

Pjesa e tregut e SIGAL Life Kosova në sigurimet e jetës arriti në 46.29%, nga 40.76% që ishte një vit më parë, duke reflektuar një rritje me 5.53 pikë përqindje në raport me totalin e tregut.

Rritja e peshës në treg, së bashku me zgjerimin e volumeve të primeve dhe të numrit të kontratave, konfirmojnë trendin e qëndrueshëm të zhvillimit të SIGAL Life Kosova, e cila vazhdon të konsolidojë pozitat e saj nën të njëjtin ritëm me familjen e madhe të SIGAL Insurance Group: gjigantin rajonal të sigurimeve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, si kompania më e madhe dhe më e besuar në rajon.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat