Tashmë është bërë e udhës, kurora e kampiones së sigurimeve rajonale i shkon përherë SIGAL INSURANCE GROUP, si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon.
Sërish Global Awards 2025: Top 100 Companies to Watch përfshin SIGAL Ig si gjigant rajonal të sigurimeve.
Kompania SIGAL IG u njoftua zyrtarisht, për të dytën herë brenda vitit, se ishte shpallur “Kompania më e Mirë e Sigurimeve të Përgjithshme në Evropën Juglindore për vitin 2025”.
Çmimin e njoftoi Global Banking & Finance Awards zyrtarisht.
Çmimi është dëshmi e qartë e lidershipit të pandalshëm që SIGAL demonstron prej vitesh në tregun rajonal të sigurimeve.
Revista është një ndër botimet më të rëndësishme në fushën e financave dhe biznesit global.
Ky vlerësim i jep edhe më shumë peshë arritjeve të SIGAL INSURANCE GROUP, e cila në raportin 8-mujor të AMF-së të këtij fillimviti, konfirmoi pozitat si lider absolut në tregun shqiptar të sigurimeve, si në sigurimet motorike, ashtu edhe në sigurimet e jetës dhe të jo-jetës.
Me pjesëmarrje dominuese në treg, rritje të qëndrueshme të primeve të shkruara dhe nivel rekord të dëmeve të paguara, SIGAL vazhdon të udhëheqë tregun me profesionalizëm, besueshmëri dhe inovacion.