17.5 C
Tirana
Saturday, October 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGruaja që mundi kancerin disa herë dhe mesazhi i saj për forcën...

Gruaja që mundi kancerin disa herë dhe mesazhi i saj për forcën dhe këmbënguljen (EMISIONI I PLOTË). Sigurimi si aleati strategjik në këto fitore

Në emisionin “Ajo” në Top Channel, publiku u njoh me historinë prekëse të një gruaje që ka përballuar me forcë e dinjitet një sëmundje që shpesh trondit edhe shpirtin më të fortë.

Ajo ka mundur kancerin jo një, por disa herë, duke u bërë shembull frymëzimi për çdo grua që kalon momente të vështira shëndetësore.

Në rrëfimin e saj, zonja tregoi se si kjo sëmundje i mori të vëllanë, dhe pak më pas, preku edhe nënën.

Tre anëtarë të së njëjtës familje, në luftë me të njëjtin armik. Zonja ia kishte dalë ta mposhtte tre herë, në dallim nga i vëllai fatkeq.

Me 28 seanca kimioterapie, transfuzione, lodhje fizike dhe stres post-traumatik, ajo nuk u dorëzua.

Sot, pas gjithë asaj beteje, merret me art, duke gjetur në të mënyrën më të bukur për të shëruar shpirtin dhe për të dhënë shpresë të tjerëve.

Historia e saj është historia e këmbënguljes, e forcës që lind kur çdo gjë tjetër duket e pamundur. Por raste kaq rrëqethëse janë edhe një kujtesë e rëndësishme: në momente të tilla, mbështetja financiare është po aq e domosdoshme sa edhe ajo emocionale.

Beteja pa financa është një betejë në kufijtë e së pamundurës. Në këtë kuptim, sigurimet janë aleat strategjik. Trajtimet, vizitat, kontrollet e vazhdueshme dhe rikuperimi sjellin kosto të larta që për shumë familje janë barrë e rëndë.

Pikërisht për këtë arsye, SIGAL Insurance Group ka ndërtuar siguracionin “Jetë Plus me Cash”, një produkt që garanton pagesë të menjëhershme Cash në rast diagnostifikimi me tumor, për t’i lehtësuar të siguruarit nga barrat financiare në një kohë kaq të vështirë.

Ky sigurim mund të merret nga çdo individ deri në moshën 80 vjeç, me një çmim që fillon nga vetëm 30 euro në vit, dhe ofron mbulim nga 5,000 deri në 50,000 euro, që mund të përdoren sipas nevojës për shëndetin, trajtimin apo kujdesin e mëtejshëm.

Këmbëngulja, kontrolli i shpeshtë dhe sigurimi financiar janë tri shtyllat që ndihmojnë çdo person të përballet me guxim përballë kësaj sëmundjeje. Sepse, në fund, beteja fitohet jo vetëm me ilaçe dhe trajtime, por edhe me shpresë, dinjitet dhe mbështetje konkrete.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat