13.5 C
Tirana
Saturday, October 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeTjetër tragjedi në kantier, bie nga lartësia dhe humb jetën. Rëndësia e...

Tjetër tragjedi në kantier, bie nga lartësia dhe humb jetën. Rëndësia e sigurimit të punonjësve në ndërtim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kune–Shëngjin, ku një punonjës ndërtimi ka humbur jetën në vendin e punës.

Rreth orës 16:30, shtetasi me inicialet A.Z., 36 vjeç, banues në Pllanë të Lezhës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku po përgatitej të vendosej ashensori në një pallat në ndërtim. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Fatkeqësisht, ngjarje të tilla tregojnë edhe njëherë rrezikun e përditshëm me të cilin përballen punonjësit e sektorit të ndërtimit, si dhe rëndësinë jetike të sigurimit nga aksidentet në punë.

Sigurimi nga aksidentet – një mburojë për jetën dhe familjen

Sigurimi nga aksidentet mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme, ose humbjen e jetës së të siguruarit për shkak të një aksidenti.

Për punonjësit e ndërtimit, një sigurim i tillë mund të jetë vendimtar për mbrojtjen e familjes në rast fatkeqësie. Me një prim vjetor prej vetëm 10,000 lekësh, një punonjës ndërtimi, edhe në rastin e një tekniku ashensori, mund të përfitojë një mbulim sigurimi deri në 3,000,000 lekë në rast humbjeje jete ose paaftësie të përhershme.

Rikuperim dëmi financiar

Për shumë familje shqiptare, të cilat mbështeten vetëm te një burim të ardhurash, humbja e një anëtari që punon në ndërtim nuk është vetëm një dhimbje e madhe shpirtërore, por edhe një goditje ekonomike.

Prandaj është thelbësore që punëdhënësit të kujdesen për sigurimin e punonjësve të tyre, dhe po aq e rëndësishme që punëtorët t’ia kërkojnë këtë të drejtë humane.

Një sigurim i thjeshtë mund të bëjë diferencën midis pasigurisë dhe mbrojtjes, midis varfërisë dhe dinjitetit.

Rasti fatkeq i 36-vjeçarit, për të cilin urojmë të ketë qenë i siguruar, duhet të shërbejë si këmbanë ndërgjegjësuese për cilindo punonjës ndërtimi të pasiguruar ende. Kjo e drejtë duhet kërkuar, sepse kostoja është minimale dhe përfitimet për familjarët apo në rast të paaftësisë, për vete, shumë të mëdha.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat