14.5 C
Tirana
Thursday, October 16, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRindërtimi përmes softëve të AI-t, si dukej Heroi ynë Kombëtar në moshën...

Rindërtimi përmes softëve të AI-t, si dukej Heroi ynë Kombëtar në moshën 62-vjeçare

Inteligjenca artificiale, duke u bazuar në portretet më të hershme dhe më autentike të Skënderbeut, na ndihmon sot ta shohim Kryeheroin tonë kombëtar jo vetëm në profil, por edhe përballë, më pranë pamjes së tij reale.

A e keni parë ndonjëherë Skënderbeun nga përballë?

Stafi i Sigurime.Online ngarkoi në IA portretin origjinal të Skënderbeut, veprën e piktorit të madh të Rilindjes italiane, Gentile Bellini (1467), ku shkruhet emri SCANDER BECO.

Ky portret përfaqëson një natyrshmëri të rrallë dhe një saktësi fizionomike të jashtëzakonshme, duke e paraqitur Heroin në moshën e tij reale, 62 vjeç.

Sot, përmes IA dhe ProReve, mund të shohim se si mund të ketë qenë pamja e Skënderbeut në atë moshë, bazuar në portretin e Belinit, një paraqitje e gjallë, dinjitoze dhe njerëzore. Për më tepër bashkëkohëse dhe e punuar nga përballë.

Falë vizionit, përkushtimit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme financiare të presidentit të SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, 13 vjet më parë, u bë e mundur me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që të silleshin armët e Skënderbeut së bashku me përkrenaren, gravurën dhe kodeksin për t’u ekspozuar për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar.

Inteligjenca artificiale tani na sjell një vizion më të përafërt të dukjes së vërtetë në moshën 62-vjeçare të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat