17.5 C
Tirana
Tuesday, October 14, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMINIKASKO në SIGAL, rikuperim i dëmeve tuaja për vetëm 3 mijë Lekë

MINIKASKO në SIGAL, rikuperim i dëmeve tuaja për vetëm 3 mijë Lekë

SIGAL Insurance Group, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon, prej më shumë se një dekade ofron në tregun shqiptar siguracionin MINIKASKO.

Sipas statistikave, pjesa dërrmuese e aksidenteve rrugore ndodhin nga përplasja mjet me mjet dhe kur mjetet janë në lëvizje.

Pikërisht për këtë arsye, SIGAL ka krijuar MINIKASKO-n, që aktivizohet vetëm në këto raste.

Nëse siguracioni i detyrueshëm TPL mbulon dëmet që makina juaj shkakton tek pala tjetër, MINIKASKO mbulon dëmet në automjetin tuaj, kur aksidenti ka ndodhur ne rrugë nga pëplasja me mjet në levizje.

Ky siguracion kushton 3 mijë lekë, kur blihet bashkë me siguracionin TPL pranë SIGAL dhe cilado qoftë pozita juaj: fajtor ose jo në aksident, ju do të dëmshpërbleheni nga SIGAL për vlerën e dëmit në mjetin tuaj.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm është se, edhe nëse nuk jeni shkaktar i aksidentit dhe kompania shkaktare e palës tjetër nuk është SIGAL, me siguracionin MINIKASKO dëmin tuaj do t’Jua paguajë menjëherë SIGAL, në kohë rekord.

Kompania e bën këtë si shenjë përkushtimi ndaj klientëve të vetë, në mënyrë që t’u kursejë kohë, stres dhe sorollatje me kompani të tjera.

Drejtuesit e mjeteve motorike duhet të kujtojnë se pas një aksidenti, përveç traumave, stresit dhe procedurave ligjore, pa një siguracion MINIKASKO pas aksidentit do t’u mbeten përsipër financiarisht edhe dëmet e pësuara nga vetë mjeti i tyre.

SIGAL e ka zgjidhur këtë problem dhe këtë zgjidhje inteligjente e dëshmojnë mbi 2500 përfitues të mbi 2 milionë euro dëmshpërblime nga minikasko në 1 dekadë.

Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, SIGAL ka paguar 250 mijë euro për 96 klientë, duke përmbushur pagesat në kohë rekord pas dorëzimit të dokumentacionit.

Me një kosto simbolike prej vetëm 3 mijë lekësh dhe me përfitime të shumta, qoftë kur jeni fajtor apo jo, MINIKASKO është një nga produktet më të zgjuara dhe më të leverdishme të tregut të sigurimeve.

Mund ta blini online në vetëm 45 sekonda në sigal.com.al, se bashku me siguracionit TPL, ose në çdo zyrë fizike të SIGAL Insurance Group në të gjithë vendin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat