18.5 C
Tirana
Friday, October 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjedi në Pogradec, 170 dele digjen të gjalla. Rëndësia e sigurimit blegtoral...

Tragjedi në Pogradec, 170 dele digjen të gjalla. Rëndësia e sigurimit blegtoral në SIGAL IG

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërravë të Pogradecit në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një stallë me bagëti është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar humbjen e mbi 170 deleve dhe dëmtimin e plotë të ndërtesës.

Dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila për pak minuta e ktheu në hi gjithë pasurinë e fermerit A. K.

Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime njerëzore, por dëmi ekonomik është i jashtëzakonshëm.

Në raste të tilla, që fatkeqësisht nuk janë të parashikueshme, sigurimi i blegtorisë do të kishte mbrojtur plotësisht investimin e fermerit.

Me një kosto minimale prej vetëm 0.15% të vlerës së investimit, që shkon deri në 0.6% të vlerës së investimit për rreziqe shtesë, SIGAL INSURANCE GROUP do të kishte zhdëmtuar të gjithë dëmin e pësuar, që do të thotë kthim i menjëhershëm i vlerës së stallës, kafshëve dhe pajisjeve të djegura.

Polica e Sigurimit të Bujqësisë dhe Blegtorisë në SIGAL INSRUANCE GROUP mbulon çdo rrezik që kërcënon jetën e kafshëve dhe aktivitetin bujqësor: zjarrin, vjedhjen, rreziqet natyrore, sëmundjet, aksidentet dhe helmimet aksidentale, në varësi të primit të paguar për sigurim.

Përfshihen gjithashtu dëmtimet nga kafshët grabitqare, aksidentet gjatë transportit, si edhe zjarret në vendstrehime.

Nëse ferma e Çërravës do të kishte qenë e siguruar, çdo dele, lopë, dhi apo mjet bujqësor i dëmtuar nga zjarri do të ishte rimbursuar plotësisht, duke shmangur falimentimin dhe pasojat financiare që e prekin drejtpërdrejt familjen dhe jetesën e fermerit.

SIGAL INSURANCE GROUP, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, është e vetmja kompani që blen rreziqet tuaja dhe i kthen ato në siguri, qetësi dhe mbrojtje reale për çdo fermer.

Në një botë ku bujqësia dhe blegtoria përballen çdo ditë me pasiguri, të jesh i siguruar do të thotë të jesh i mbrojtur dhe i qetë. Siguracioni i blegtorisë në SIGAL është zgjidhja:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat