SIGAL UGA, nën filozofinë e grupit ku bën pjesë, SIGAL Insurance Group, dëshmon korrektesën, përpikmërinë, gjendshmërinë në raport me klientët e vetë dhe në 8-mujorin e parë të vitit 2025, paguoi 66.53% më tepër vlerë dëmesh se sa e njëjta periudhë e një viti më parë në tregun e sigurimeve të Republikës së Kosovës.
Në 8-mujorin e parë të vitit 2024, SIGAL UGA pagoi 18,011 raste dëmesh në sigurimet e Jo-Jetës me vlerë totale 5,038,271 euro, ndërsa këtë vit pagoi 17,616 raste dëmesh me vlerë totale 8,390,022 euro.
Përkatësisht SIGAL pagoi 14.86% të totalit të dëmeve të paguara në tregun e Kosovës nga të gjitha kompanitë e sigurimeve, nga 10.69% që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo qasje e kompanisë u shpërblye më së miri me pozitat e kryesuesit të tregut të sigurimeve vullnetare dhe jovullnetare të JoJetës në tregun e sigurimeve të Kosovës, duke shënuar vlerën 16,956,922 euro për totalin e primeve të shkruara bruto në 8-mujorin e parë të vitit, vlerë kjo që është më e larta në tregun e Kosovës.