18.5 C
Tirana
Tuesday, October 7, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata e Siguruesve të Shqipërisë përshëndet nismën për sigurimin e detyrueshëm të...

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë përshëndet nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka vlerësuar nismën e Ministrisë së Financave për hartimin e projektligjit që synon të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave ndaj rrezikut të tërmetit, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes financiare të qytetarëve dhe në uljen e barrës që fatkeqësitë natyrore i shkaktojnë buxhetit të shtetit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e krijimit të një skeme të qëndrueshme dhe funksionale, që të garantojë mbrojtje efektive për qytetarët dhe përfshirje aktive të kompanive të sigurimit.

Shoqata konfirmoi gatishmërinë për të ofruar ekspertizën profesionale dhe për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që projektligji të garantojë transparencë, qëndrueshmëri dhe mbrojtje reale për çdo familje shqiptare.

Në takim mori pjesë edhe CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat