Një ulje prej 10.78% në vëllimin e primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimit të jetës gjatë periudhës Janar-Gusht 2025, u regjistrua nga raporti zyrtar i AMF për tetëmujorin e parë të këtij viti për SIGAL, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave zyrtare, kompania regjistroi 472,146,000 lekë prime të shkruara bruto, kundrejt 529,169,000 lekëve të realizuara në vitin 2024.
Edhe dëmet e paguara kanë pësuar një ulje prej 5.83%. Në tetëmujorin e parë të këtij viti, SIGAL ka paguar 132 dëme me një vlerë totale prej 96,511,000 lekësh, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin 143 raste me një vlerë prej 102,483,000 lekësh.