Tregu i sigurimeve ka shënuar rritje të qëndrueshme gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, si në sigurimet e jetës ashtu edhe në ato të jo-jetës.
Sipas të dhënave zyrtare, aktiviteti i sigurimeve të jetës arriti në 1.504.394.000 lekë, me një rritje prej 13.47% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte 1.325.784.000 lekë.
Ndërsa sigurimet e jo-jetës regjistruan vlerën 16.397.444.000 lekë, duke u rritur me 9.19% nga viti i kaluar (15.017.166.000 lekë).
Në total, janë paguar 228.418 dëme në sigurimet e jetës, 9% më shumë se një vit më parë, dhe 4.968.372 dëme në sigurimet e jo-jetës, me një ulje të lehtë prej 0.55%.
Numri i kontratave të lidhura gjithashtu është rritur ndjeshëm: 112.167 kontrata në sigurimet e jetës, me rritje 15.21% krahasuar me 97.359 një vit më parë, dhe 1.004.017 kontrata në sigurimet e jo-jetës, me rritje 5.19% krahasuar me 954.503 kontrata në të njëjtën periudhë të 2024-ës.
Sa i përket dëmeve të paguara, gjatë tetëmujorit u likuiduan 2.372 dëme në sigurimet e jetës, 1.66% më pak se një vit më parë, ndërsa në sigurimet e jo-jetës u paguan 47.055 dëme, 4.03% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.