19.5 C
Tirana
Tuesday, October 7, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë duhet ditur shtesë nëse ke një siguracion MINIKASKO

Çfarë duhet ditur shtesë nëse ke një siguracion MINIKASKO

Shoqëritë e sigurimit kujtojnë drejtuesit e mjeteve se, edhe në rast dëmi aksidental, polica Minikasko nuk mbulon çdo lloj dëmi.
Në kontratën e sigurimit, palët firmosin dakordësinë për kushtet dhe rrethanat kur kompania e sigurimit nuk ofron dëmshpërblim, edhe nëse mjeti është i siguruar me Minikasko.

Kjo policë nuk mbulon dëmet që lidhen me dëmtime shëndetësore, veprime të qëllimshme, drejtim nën efektin e alkoolit apo drogës, mungesë lejeje drejtimi ose kontrolli teknik, si dhe largimin nga vendngjarja.

Po ashtu, nuk shpërblehen dëmet e shkaktuara nga luftëra, trazira, akte terroriste, përdorimi i mjetit në rrugë të palejuara, nga persona të paautorizuar apo gjatë garave dhe stërvitjeve sportive.

Nuk dëmshpërblehen as dëmet që vijnë nga neglizhenca, bllokimi nga organet shtetërore, përplasjet me objekte të palëvizshme ose kur mjeti është i parkuar, si dhe humbja e fitimeve apo dëmtimi i objekteve personale brenda mjetit.

Megjithatë, siguracioni Minikasko ofron dëmshpërblim deri në limitin maksimal të përgjegjësisë për dëmet materiale të shkaktuara mjetit motorik në lëvizje nga një tjetër mjet motorik në lëvizje.

Ngjarja duhet të vërtetohet detyrimisht me raport policor, foto të mjeteve të përfshira dhe një skicë të qartë të vendngjarjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat