11.5 C
Tirana
Monday, October 6, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtatë mjete të dëmtuara zinxhir dhe roli i TPL-së

Shtatë mjete të dëmtuara zinxhir dhe roli i TPL-së

Një person i ndjekur nga Policia e Shtetit shkaktoi një aksident zinxhir, ku u dëmtuan shtatë mjete dhe u plagosën dy persona.

Pyetja që lind është: a mund t’i mbulojë një policë e vetme TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta) të gjitha këto dëme materiale dhe shëndetësore?
Përgjigjja është po.

Një TPL e vetme mbulon dëmet deri në rreth 750 mijë euro dëme sa u takon autoveturave, duke përfshirë si dëmet materiale ashtu edhe ato jomateriale (shëndetësore).

Edhe nëse supozojmë se secili prej shtatë mjeteve ka pësuar dëme deri në 20 mijë euro, këtu po hedhim një hipotezë duke marrë një shifër shumë më tepër se ç’mund të shihet në fotot e incidentit, totali do të arrinte në rreth 140 mijë euro, shumë larg kufirit maksimal të mbulimit.

Kjo do të thotë se kompania e sigurimeve që mbulon mjetin shkaktar do të dëmshpërblejë plotësisht të gjitha palët e treta: shtatë mjetet e dëmtuara dhe dy personat e plagosur, duke mbuluar si dëmet fizike, ashtu edhe ato shëndetësore.

Megjithatë, ka një detaj ligjor shumë të rëndësishëm: mjeti që shkaktoi aksidentin nuk përfiton asnjë kompensim, edhe nëse do të ishte i siguruar me KASKO apo MiniKASKO.

Arsyeja është se drejtuesi ndodhej në një situatë të përjashtuar nga mbulimi i siguracionit, pra ishte në ndjekje nga policia. Ky veprim konsiderohet i qëllimshëm dhe i paligjshëm, duke përjashtuar çdo të drejtë kompensimi për dëmet e vetë mjetit.

Kompania e sigurimeve ka të drejtën ligjore të ndjekë padinë e regresit ndaj personit që shkaktoi aksidentin, për të rimbursuar shumën e dëmeve të paguara ndaj palëve të treta.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat