Tokio Marine Kiln (TMK), një nga siguruesit specialistë në Lloyd’s, ka nxjerrë në treg paketën e re të përmirësuar të produkteve “Cyber Ctrl”.
Këto janë produkte të dedikuara për mbrojtjen nga rreziqet kibernetike.
Produktet e reja përfshijnë mbulim të gjerë për teknologjinë, median dhe gabimet profesionale (E&O), si dhe versionin e përditësuar të produktit kryesor “Cyber Ctrl”.
Me këtë hap, TMK synon të zgjerojë segmentin e vetë të tregut në drejtim të rrezikut në fushën e sigurimeve kibernetike dhe të forcojë pozicionin si treg lider në Lloyd’s.
Përmirësimet e paketës përfshijnë shtimin e marrëveshjeve të reja sigurimi dhe heqjen e disa përjashtimeve.
Ndër risitë kryesore janë mbulimi i plotë për ndërprerjen e biznesit, përfshirë humbjet nga rrjeti i brendshëm apo ofruesit IT dhe jo-IT; krime moderne si mashtrimet me fatura, manipulimet financiare dhe “cryptojacking”; si dhe mbulimi i kostove për përmirësimin e sigurisë.
Përmes shtesave, TMK ofron gjithashtu mbulim për rreziqet e inteligjencës artificiale dhe dëmtimet e lidhura me kontaminimin e të dhënave apo ndërhyrjet në modelet e mëdha gjuhësore (LLM).
TMK, sipas Insurance Journal, përmes këtij hapi, si ofruese e sigurimit kibernetik që nga viti 2003, konfirmon rolin e saj si një nga lojtarët më të vjetër në këtë treg.