20.5 C
Tirana
Thursday, September 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetArdonagh Europe blen brokerin francez Groupe Leader Insurance

Ardonagh Europe blen brokerin francez Groupe Leader Insurance

Ardonagh Europe, pjesë e grupit britanik Ardonagh dhe me qendër në Dublin, ka arritur marrëveshje për të blerë brokerin francez Groupe Leader Insurance (GLI).

GLI-ja është një nga 10 brokerat më të mëdhenj në Francë në fushën e sigurimeve të specializuara.

GLI-ja, e themeluar në vitin 2003 nga sipërmarrësi Joan Sheri, ka filluar me fokus te rreziqet e ndërtimit, por gjatë 20 viteve ka zgjeruar shërbimet duke hyrë edhe në sigurimet e pronës dhe të automjeteve.

Kompania me qendër në Paris punëson mbi 350 persona dhe bashkëpunon me mbi 4,000 brokerë partnerë në Francë dhe jashtë saj.

Vetëm në vitin 2024, GLI-ja administroi 190 milionë euro prime të shkruara bruto.

Pas përfundimit të transaksionit, GLI do të vazhdojë të operojë me markat dhe drejtuesit aktualë.

Themeluesi Joan Sheri do të bëhet aksioner i Ardonagh dhe do të drejtojë aktivitetin e grupit në Francë, ndërsa do të mbetet president i kompanisë mbajtëse të GLI.

CEO i Ardonagh Europe, Konor Brenan, e quajti këtë një hap të madh strategjik për grupin.

Ai theksoi se tregu francez i sigurimeve është ndër më të mëdhenjtë në botë dhe shumë tërheqës për zhvillim.

Nga ana e tij, Sheri u shpreh se bashkimi me një nga brokerat më të mëdhenj të pavarur në botë do të rrisë kapacitetet dhe mundësitë e GLI-së, duke sjellë produkte dhe zgjidhje më inovative për klientët dhe partnerët e saj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat