8.5 C
Tirana
Sunday, November 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAksident i trefishtë në Cakran të Fierit, çfarë duhet të dimë nga...

Aksident i trefishtë në Cakran të Fierit, çfarë duhet të dimë nga siguracionet

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete: një “Audi”, një “Hyundai” dhe një “Volkswagen”.

Përplasja mes mjeteve ka shkaktuar lëndime të lehta për një nga drejtuesit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Çfarë dimë? 

Nëse marrim të mirëqena se të tri automjetet kanë kryer sigurimin e detyrueshëm TPL të makinave të tyre, me përjashtim të mjetit shkaktar, mjetet e dëmtuara dhe udhëtarët pasagjerë, në mjetet e dëmtuara dhe në mjetin shkaktar, i kanë të mbuluara dëmet nga siguracionet përkatëse.

Këtu kemi parasysh dëmet pasurore dhe shëndetësore.

Vetëm nëse provohet që bashkëudhëtari i drejtuesit të mjetit shkaktar, me vullnet të tij ka qenë në mjet me drejtuesin, kur ky ka qenë i paautorizuar apo me mjet të pasiguruar, ai nuk është përfitues nga dëmet shëndetësore.

Mjetet e dëmtuara, sapo Policia e Shtetit të identifikojë shkaktarin, përfitojnë vlerën e plotë të dëmit si pasojë e TPL-së.

Mjeti shkaktar i aksidentit, në rast se ka patur siguracion MINIKASKO, si pasojë e faktit që ka qenë mjet në lëvizje, do të përfitonte edhe 75% të vlerës së dëmit në mjetin e tij.

Nëse do të ishte i siguruar KASKO, për mjetin shkaktar të aksidentit do të mbulohej 90% e vlerës së dëmit në mjetin e tij.

Me shpresën që dëmet kanë qenë të gjitha të siguruara, urojmë që të ketë patur sa më pak të tilla e sidomos në jetë njerëzish.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat