20.4 C
Tirana
Tuesday, June 2, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMINIKASKO në SIGAL mbulon dëmet e shkaktarit, blihet online i kombinuar me...

MINIKASKO në SIGAL mbulon dëmet e shkaktarit, blihet online i kombinuar me siguracionin TPL

Nga janari deri në korrik të vitit 2025 kanë ndodhur me qindra aksidente automobilistike me pasoja shëndetësore dhe me mijra dëme.

Numri i aksidenteve të paraportuara mendohet të jetë disafish më i lartë, mbi 5 mijë raste dëmesh të mbuluara nga siguracioni TPL shënohen vetëm në SIGAL.

Përfshirja në një aksident, përveçse një ngarkesë psiko-emocionale, sjell edhe kosto financiare për drejtuesin e automjeteve.

Nëse siguracioni i detyrueshëm TPL, mbulon financiarisht dëmet e shkaktuara te të tretët, te të tjerët, SIGAL sjell një produkt të posaçëm sigurimi i cili mbulon edhe dëmet në mjetin që e shkakton aksidentin.

Ky produkt mbulon dëmet që ndodhin nga përplasja e mjeti me një mjet tjetër në rrugë dhe kur mjetet janë në lëvizje.

Për vetëm 3 mijë Lekë të reja në vit kur blihet së bashku me sigurimin e TPL-së, për aksidentet rrugore mjet me mjet në lëvizje, MINIKASKO është një mbrojtje e shkëlqyer financiare në rast se krejt pa dashur, i shpërqëndruar nga ngarkesat ditore të punës dhe familjes, drejtuesi shkakton një aksident.

Për të përfituar pagesën e dëmit nga siguracioni MINIKASKO nevojitet patjetër raporti policor ose REA.

Dorëzimi i dokumentacionit të plotë në kohë, në SIGAL sjell edhe dëmshpërblimin në kohë rekord.

SIGAL sjell në kujtesë për vëmendje përgjegjësitë financiare që do të rëndojnë me sistemin e ri bonus-malus mbi shkaktarët e aksidenteve vitin e ardhshëm.

SIGAL do të vijojë të qëndrojë pranë jush atëherë kur askush tjetër të mos mundet. MINIKASKO-n, e kombinuar me siguracionin e detyrueshëm TPL, mund të blihet edhe online në sigal.com.al për vetëm 45 sekonda.

Mbi 11 mijë raste dëmesh janë paguar nga SIGAL në sigurimet e jojetës gjatë 7 muajve të parë të vitit 2025, të gjitha në kohë rekord fill pas dorëzimit të dokumentacionit të duhur. Kjo afërsi dhe ky kujdes i bazuar në korrektesë ndaj klientëve, e bën SIGAL kompaninë më të madhe dhe më të besuar të sigurimeve në rajon.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat