28.5 C
Tirana
Thursday, September 11, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIndia, Filipinet dhe Turqia dominojnë tregun e punës së huaj në Shqipëri

India, Filipinet dhe Turqia dominojnë tregun e punës së huaj në Shqipëri

Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të punësimit të të huajve, kryesisht nga India, Filipinet dhe Turqia, të cilët përbëjnë mbi 80% të të gjitha lejeve të miratuara.

Sipas AKPA, indianët kryesojnë me 37%, pasuar nga filipinasit me 24% dhe turqit me 22%, ndërsa egjiptianët përbëjnë 17%.

Kjo tregon orientimin e tregut shqiptar drejt fuqisë punëtore aziatike dhe afrikanoveriore, sidomos në sektorë si shërbimet dhe ndërtimi.

Sektori me kërkesën më të lartë ka qenë akomodimi dhe shërbimet ushqimore, që përfshijnë një të tretën e punonjësve të huaj.

Rreth 92% e tyre janë të punësuar me kontrata pune, çka tregon nevojën për mbushjen e vendeve tradicionale të punës, ndërsa punësimi me kualifikim të lartë apo shërbimet vullnetare mbeten vetëm 6%.

Të vetëpunësuarit përbëjnë një pjesë minimale, duke reflektuar mungesën e një klime të favorshme për këtë formë punësimi në Shqipëri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat