28.5 C
Tirana
Wednesday, September 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF përfaqëson Shqipërinë në konferencën ndërkombëtare të EIOPA-s në Frankfurt

AMF përfaqëson Shqipërinë në konferencën ndërkombëtare të EIOPA-s në Frankfurt

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Mbikëqyrjen Globale të Sigurimeve 2025, të organizuar nga EIOPA dhe ICIR në Frankfurt.

Në panelin “Rezistenca ndaj rreziqeve në kohën e transformimit digjital”, ajo ndau përvojën e Shqipërisë si treg në zhvillim, duke theksuar rëndësinë e dixhitalizimit, investimeve teknologjike, rritjes së besimit të konsumatorëve dhe forcimit të kuadrit rregullator.

Znj. Kaçi nënvizoi se AMF po punon për harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së, përfshirë kalimin drejt Solvency II dhe zbatimin e rregullores europiane DORA.

Pjesëmarrja në këtë forum prestigjioz, ku morën pjesë drejtues të lartë të institucioneve rregullatore dhe industrisë së sigurimeve nga e gjithë bota, konfirmon angazhimin e AMF-së për të forcuar rolin e saj ndërkombëtar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat