Gjatë RVS 2025 në Monte Karlo, Stefan Golling, anëtar i Bordit të Drejtorëve në Munich Re, u bëri thirrje kompanive të sigurimit dhe risigurimit që të rrisin përpjekjet për shitjen aktive të sigurimit kibernetik dhe shërbimeve të lidhura, sidomos për klientët që sot nuk kanë qasje në këtë mbulim.
Ai theksoi se në këtë fushë konkurrentët duhen parë si aleatë, për të ofruar së bashku zgjidhje që i nevojiten urgjentisht ekonomisë dhe shoqërisë.
Golling kujtoi se tregu i sigurimit kibernetik, i cili pothuajse nuk ekzistonte 10–15 vite më parë, sot ka arritur në 16 miliardë dollarë, por duhet të dyfishohet deri në 30 miliardë dollarë deri në vitin 2030.
Sipas tij, industria duhet jo vetëm të shesë më shumë polica, por edhe të edukojë klientët mbi rreziqet kibernetike dhe t’u ofrojë shërbime shtesë si menaxhimi i riskut, monitorimi i kërcënimeve dhe mbështetje për të kuptuar dhe ulur cenueshmëritë.
Në këtë mënyrë, sigurimi kibernetik nuk mbetet vetëm një kompensim financiar, por bëhet edhe një mjet aktiv mbrojtjeje për bizneset.