Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, duke arritur në 21,940 persona me leje qëndrimi, 2.2% më shumë se një vit më parë.
Krahas kosovarëve, italianëve dhe turqve, gjithnjë e më shumë po spikasin indianët dhe filipinasit, të cilët renditen tashmë në vendin e katërt dhe të pestë për nga numri i lejeve të qëndrimit.
Shumica janë të rinj në moshë pune (30–39 vjeç) dhe janë të përqendruar në sektorë si ndërtimi, turizmi dhe shërbimet.
Sipas të dhënave, 54.3% e të huajve në Shqipëri kanë ardhur për punë, ndërsa 24.5% për bashkim familjar.
Vetëm gjatë 2024-s aplikimet për leje qëndrimi u rritën me 6%, ku një pjesë e madhe u përkasin italianëve dhe indianëve.
Në të njëjtën kohë, prania e punëtorëve nga Azia u rrit me mbi 20%, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion të ri për fuqinë punëtore aziatike.
Ndërkohë, numri i të huajve të parregullt ra ndjeshëm, çka tregon se indianët dhe filipinasit po zgjedhin gjithnjë e më shumë rrugën ligjore për të jetuar e punuar në vend.
SIGURIMI NGA AKSIDENTET NË PUNË
Çdo punëtor manual, që në SIGAL zgjedh si masë mbulimi periudhën 2-vjeçare, për 9 mijë Lekë në vit, mund të garantojë:
- shpenzimet mjekësore deri në masën e barabartë me 10% të pagesës vjetore,
- 180 ditë shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme,
- shumën e plotë të siguruar në rast paaftësie të përhershme apo në rast vdekjeje