26.5 C
Tirana
Tuesday, August 26, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeNga aksidenti te pagesa e dëmit në SIGAL: Siguracioni KASKO në shërbim...

Nga aksidenti te pagesa e dëmit në SIGAL: Siguracioni KASKO në shërbim të makinës suaj

Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë.

Sigurimi i detyrueshëm, i njohur si TPL, mbulon vetëm dëmet e shkaktuara te palët e tjera. Ndërkohë kur jemi shkaktar aksidenti, dëmet në makinën personale mbeten të pambuluara dhe riparohen me shpenzime vetjake.

Për të mbuluar këtë kosto riparimit të mjetit tuaj, SIGAL ofron sigurimin KASKO, që mbulon dëmet e vetë makinës së drejtuesit që shkakton aksident.

KASKO është sigurim vullnetar, i cili mbulon vetë mjetin nga rreziqet e përcaktuara në kontratë dhe të zgjedhura nga klienti.

Në SIGAL, KASKO nis nga modeli më i thjeshtë ose mbulimet bazë, që përfshin:

  • dëme aksidentale në rrugë,
  • thyerje xhamash,
  • dëme në parkim nga mjete të tjera,
  • shërbimin AUTOSOS,
  • të gjitha rreziqet e mësipermet mund të mbulohen edhe jashtë Shqipërisë

SIGAL ofron edhe mbulime tjera shtesë, sipas nevojave dhe kërkesës së klientit. Një tjetër lloj mbulimi është dhe opsioni FULL KASKO. Në këtë opsion përveç mbulimeve bazë, përfshihen edhe këto mbulime shtesë:

  • zjarri, rrufeja, shpërthimi,
  • katastrofat natyrore,
  • vjedhja totale e mjetit,
  • dëmtimet nga akte keqdashëse,
  • dhe sistemi i monitorimit me GPS.

Çmimi i kontratës së sigurimit KASKO në SIGAL llogaritet sipas kërkesës së klientit dhe në SIGAL mund të përllogaritet online, shpejt dhe lehtë.

Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, sipar raportit zyrtar të AMF, SIGAL theu TAVANIN e rekordeve në historinë e tregut të sigurimeve në vend, ku pagoi mbi 11.2 milionë euro dëme të rreth 12 mijë përfituesve,  ndërkaq shënon mbi 500 milionë euro dëme të paguara që nga themelimi si kompani.

Në rastin e një dëmi, sigurohu te jesh Brenda afatit te mbulimit te kontrates, raportoje sa më shpejt ngjarjen te institucionet dhe SIGAL, dhe dorëzo dokumentacionin e plotë. Në kohë rekord kompania MË E BESUAR në treg do t’ju paguajë demin, siç ka bërë në 7 muajt e parë të vitit me mbi 12 mijë përfitues, duke u paguar mbi 55 mijë euro në ditë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat