22.5 C
Tirana
Tuesday, August 26, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiRaporti 7-mujor i AMF konfirmon se SIGAL mbetet model i korrektesës dhe...

Raporti 7-mujor i AMF konfirmon se SIGAL mbetet model i korrektesës dhe besnikërisë ndaj klientëve

Shifrat zyrtare dhe mbi 12 mijë përfitues thonë njëzëri: SIGAL mbetet kompania më e besuar

Mbi 53 mijë euro në ditë paguan SIGAL Insurance Group.

Gjatë periudhës janar–korrik 2025, SIGAL Insurance Group, sipas raportit zyrtar të AMF ka paguar rreth 11.2 milionë euro dëme.

Kjo shifër do të thotë se kompania çdo ditë ka paguar mbi 53 mijë euro dëme në ditë, jete dhe jo-jete.

SIGAL konfirmohet edhe një herë si kompania që mban rekordet e industrisë për dëmshpërblimet.

Mbi 12 mijë qytetarë kanë qenë përfitues të drejtpërdrejtë të këtyre pagesave, që përkthehen në mbështetje reale dhe të prekshme për jetën e tyre.

Sigurimet e jetës

Vetëm në sigurimet e jetës, SIGAL ka paguar 87,254,000 lekë dëme për 121 raste përfituesish, ose 41.56% të totalit të paguar në treg.

Në të njëjtën periudhë, i gjithë tregu ka shlyer 209,970,000 lekë dëme, ndërsa SIGAL ka ruajtur një pozicion të fortë edhe për nga primet e shkruara bruto, me 32.09% të tregut.

Këto shifra e konfirmojnë fuqinë financiare dhe korrektësinë e kompanisë, e cila mbetet aty ku askush tjetër nuk mundet, kur duhet më shumë.

Sigurimet e jo-jetës

Edhe në sigurimet e jo-jetës, SIGAL forcon pozitën e saj.

Për 7-mujorin e parë, kompania ka shlyer 1,013,721,000 lekë dëme për 10,820 raste përfituesish, duke mbuluar 23.19% të totalit të dëmeve të paguara nga tregu.

Kjo e bën kompaninë me përqindjen më të lartë të pagesave në industri.

Në të njëjtën kohë, për nga primet e shkruara bruto, SIGAL ka 25.63% të tregut, duke konfirmuar jo vetëm besimin e klientëve, por edhe stabilitetin e saj financiar.

Më e besuara në industri

SIGAL mbetet institucioni i ndërtuar mbi besimin, korrektësinë dhe përgjegjësinë, duke e treguar përmes dëshmisë shifrore të raporteve zyrtare dhe përtej saj: SIGAL paguan, SIGAL gjendet pranë teje kur askush tjetër nuk do të mundet.

11.2 milionë euro të injektuara në ekonominë shqiptare në vetëm 7 muaj, përmes pagesave të dëmeve për 12 mijë përfitues, dëshmojnë mbi 53 mijë euro pagesa dëmesh në ditë.

Mjafton që kontrata të jetë e vlefshme, dokumentacioni i plotë, njoftimi në kohë dhe në kohë rekord, më shpejt se sa kushdo tjetër, SIGAL do të të paguajë.

Mbi 500 milionë euro dëme janë paguar që nga shkurti i 1999, kur kompania u themelua.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat