SIGAL Insurance Group vazhdon të dëshmojë se është garancia më e madhe e besimit në tregun shqiptar të sigurimeve të jetës.
Vetëm për 7-mujorin e parë të vitit, kompania ka paguar 87,254,000 lekë dëme për 121 raste përfituesish.
Në të njëjtën periudhë, i gjithë tregu i sigurimeve të jetës ka shlyer 209,970,000 lekë dëme.
Kjo do të thotë se 41.56% e totalit është mbuluar nga SIGAL, duke u renditur në krye të kompanive që qëndrojnë pranë klientëve në momentet më të vështira.
Edhe për nga primet e shkruara bruto, SIGAL mban një pozicion të fortë me 32.09% të tregut, duke konfirmuar besimin e qytetarëve dhe stabilitetin financiar të kompanisë.
SIGAL konfirmon se do të jetë aty ku askush nuk do të mundet, kur duhet!
41.56% e totalit të paguar në tregun e siguracioneve të jetës e paguan SIGAL INSURANCE GROUP