27.5 C
Tirana
Monday, August 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMashtrimet në sigurime: Deklaratat e pasakta sjellin pasoja të rënda dhe ndalojnë...

Mashtrimet në sigurime: Deklaratat e pasakta sjellin pasoja të rënda dhe ndalojnë përfitimin e dëmshpërblimit

Deklarimet e pasakta, që shpesh mund të klasifikohen si tentativa për mashtrim në sigurime, shfaqen shpesh në kontratat e sigurimit të shëndetit.

Rasti më i zakonshëm është kur i siguruari përpiqet të fshehë një sëmundje pararendëse.

Në momentin e pranimit, ai plotëson pyetësorin me të dhëna jo të sakta dhe me letra “të rregullta” kontrata duket e vlefshme.

Por kur vjen puna tek pagesa e dëmit, gjithçka zbulohet sepse dëmi paguhet pas verifikimit të tij.

Verifikimi është i pashmangshëm

Kompani gjigante si SIGAL kanë ngritur departamente moderne për verifikimin e dëmeve.

Në sigurime, çdo mashtrim zbulohet.

Mjekët dhe ekspertiza tregojnë qartë nëse një sëmundje ka ekzistuar më parë ose jo.

Shkenca nuk gënjen dhe kompanitë e sigurimit përdorin metoda shkencore të verifikimit dhe databazat më moderne.

Është njësoj sikur të përpiqesh të sigurosh një shtëpi të djegur ose një makinë të dëmtuar.

Ligji është i qartë

Mashtrimi në sigurime, sipas nenit 145 të Kodit Penal, dënohet deri në katër vjet burg.

Megjithatë, shpesh klientët dhe familjarët habiten, pa e kuptuar peshën e madhe të gabimit nëse kanë dhënë deklarata të rreme.

Deklaratat e rreme cënojnë bazën e kontratës së sigurimit dhe e bëjnë atë të pavlefshme.

Deklarimi i saktë, kushti themelor

Prandaj, në deklaratën e pranimit për sigurimin e shëndetit duhet të jepen të gjitha të dhënat me korrektësi dhe transparencë.

Çdo pyetje në formular ka një arsye. Në rast ngjarjeje, ekspertët mjekësorë përcaktojnë saktë nëse një sëmundje ka ekzistuar më parë apo jo.

E njëjta logjikë vlen për sigurimet e pasurisë, automjeteve apo jetës:
– nuk mund të paraqitet një makinë e dëmtuar si e padëmtuar,
– nuk mund të deklarohet dikush i sëmurë si i shëndoshë.

Në histori nuk kanë munguar rastet kur persona të sëmurë kanë paraqitur analiza “pa probleme” për të marrë kredi, ndërsa më pas familjarët kanë pretenduar pagesën e dëmit pas vdekjes.

Siguruesit, sidomos kur janë kompani gjigante, nuk mund të mashtrohet.

SIGAL: kompania paguan, nëse deklarimi është i vërtetë

Mos humbni kohë duke mashtruar në sigurime.

I siguruari fiton vetëm nëse deklaron drejt. Siguruesi duhet të dijë gjendjen reale shëndetësore, fizike apo materiale. Vetëm kështu mbrohen të dyja palët dhe kontrata ka vlerë.

Familjarët dhe klientët duhet të kuptojnë se kompania paguan gjithmonë, nëse deklarimi është i saktë dhe dokumentet e dëmit janë të rregullta.

Vetëm SIGAL, që nga themelimi, ka paguar mbi 500 milionë euro dëme. Dhe kur gjithçka është e saktë, pagesa bëhet shpejt dhe pa pengesa.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti SIGAL ka shkruar rekordin e historisë së tregut të sigurimeve në vend, duke paguar mbi 10 milionë euro dëme në Shqipëri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat