31.5 C
Tirana
Tuesday, August 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“KUSH KA KASKO?”, pse nuk duhet marrë përsipër fajësia pa faj

“KUSH KA KASKO?”, pse nuk duhet marrë përsipër fajësia pa faj

Me hyrjen në fuqi të sistemit të ri “Bonus-Malus”, pranimi i fajësisë pa qenë realisht fajtor në një aksident rrugor është një gabim i madh. Gabim i kushtueshëm, përveçse mbart rreziqe për përgjegjësi ligjore.

Pas përplasjes së dy automjeteve, policia mbërrin në vendngjarje dhe kryen verifikimet e para, duke u siguruar fillimisht që nuk ka viktima.

Pikërisht në këtë moment, nga ekspertët e fushës së sigurimeve në të shkuarën është vërejtur një tendencë për të shtrembëruar faktet.

Arsyeja?

Njëra prej makinave ka patur sigurim KASKO.

Në praktikë, më parë, sigurimi KASKO do të ishte i mjaftueshëm që të mbulonte dëmet e të dyja mjeteve, palët ndaheshin “të kënaqura”, ndërsa faji i kalonte drejtuesit të siguruar me KASKO, edhe nëse ky nuk e kishte shkaktuar aksidentin.

Një dakordësi e fshehur mes drejtuesve, shtrembëronte faktet në vendngjarje dhe fajësia pa faj, e marr përsipër nga i siguruari me KASKO, ia kalonte në mënyrë të padrejtë këtë peshë kompanisë së sigurimit për të dy makinat.

Nga ana tjetër, jo gjithnjë kjo zgjidhje ka patur pëlqim dypalësh mes drejtuesve të mjeteve.

Praktika e gabuar e “ndërrimit të fajësisë” njolloste figurën e policit që ndodhej në vendngjarje për të përcaktuar shkaktarët e një aksidenti.

Shpesh janë të dobëtit, qytetarët e sjellshëm e të drejtë, ata që dalin fajtorë pa e patur fajin real.

Policia, që si institucion dhe si figurë publike, do të duhej të respektonte dhe të mbronte parimet e hetimit të drejtë policor në çdo aksident, shpesh nuk e përmbushte detyrimin.

Megjithatë, rruga e vetme për të fituar respektin dhe opinionin pozitiv të qytetarëve, mbetet rruga ligjore.

Nga ana tjetër, qytetari në asnjë rast, për asnjë aryse, nuk do të duhet të pranojë të firmos pa faj, edhe kur është mbajtës i siguracionit KASKO.

Tashmë kjo “zgjidhje popullore” nuk ka më vend.

Sistemi Bonus-Malus e penalizon drejtuesin që pranon fajin pa e pasur atë, pasi regjistrohet si shkaktar dëmi dhe në vitin pasues do të paguajë prime më të larta sigurimi.

Prandaj, këshilla më e mençur për çdo drejtues, edhe nëse ka sigurim KASKO, është: mos pranoni fajin në procesverbal nëse nuk jeni realisht fajtor, sepse kjo, më e pakta, përveç përgjegjësive të tjera, do të rëndojë financat e tua.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat