Gjeografia e Sigurimeve 2024, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.
Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 62.09% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2024, Durrësi me 7.18%, Korça 5.15%, Vlora 4.60% dhe Fieri 4.53%.
Shpërndarja e primeve të shkruara bruto sipas prefekturave, 2024 (Në%)
Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2024 ky tregues është rreth 10,364.79 lekë për frymë, me një rritje rreth 838.63 lekë krahasuar me një vit më parë.
Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 20,011.64 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Durrësi me 7,885.51 lekë për frymë ,Vlora me 7,819.41 lekë për frymë dhe më tej Gjirokastër me 7,697.89 lekë për frymë dhe Korçë me 7,506.08.
Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2024 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 67.94%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 10.10%