30.5 C
Tirana
Tuesday, August 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDokumentacioni i plotë dhe i dorëzuar në kohë sjell kompensimin në kohë...

Dokumentacioni i plotë dhe i dorëzuar në kohë sjell kompensimin në kohë rekord nga SIGAL. Sigurimi i Jetës i Kombinuar dhe dokumentet e nevojshme

Përmes Sigurimit të Jetës së Kombinuar me Afat në SIGAL përfitohet pagesë 100% të shumës së sigurimit për familjarët, në formën e një shume të vetme dhe të menjëhershme, nëse i siguruari humb jetën brenda periudhës së sigurimit.

Pagesa, si shenjë besnikërie dhe pranie e kompanisë së sigurimit pranë familjarëve të të siguruarit, bëhet me shpejtësi rekord.

E menjëhershme.

Mirëpo që kjo pagesë të kryhet sipas traditës së shkëlqyer të SIGAL në raport me kohën, duhet që familjari i të siguruarit apo punëdhënësi i tij në rastin kur ai është punonjës, të paraqesë pranë kompanisë së sigurimit dokumentacionin e plotë.

Edhe ky dokumentacion do të duhet të dorëzohet në kohë sa më të shpejt.

Dokumentacioni i vdekjes nga kushtet natyrore është i ndryshëm nga dokumentacioni i vdekjes natyrale.

Në rastin se vdekja ka ardhur në kushte natyrore, dokumentet që duhen dorëzuar:

  • Certifikatë e vdekjes së të Siguruarit
  • Skeda e Vdekjes
  • Epikrizen mjekesore te leshuar nga mjeku specialist qe ka ndjekur dhe kuruar te siguruarin, ku te pershkruhen me hollesi historiku semundjes, koha e diagnostikimit te semundjes, shtrimet ne spital, trajtimin mjekesor, komplikacionet, semundjet e tjera nga i cili vuante i sigururari, kohën, shkaqet e vdekjes etj (firmosur nga mjeku, vulosur nga mjeku dhe  institucionit shendetesor)
  • Deshmia Noteriale e Trashegimise
  • Kopje e dokumentit te identifikimit te perfituesit
  • Të dhënat e llogarisë bankare të përfituesit
  • Dokumenta të tjerë mjekësorë/ligjorë nëse është e nevojshme.

Në rastin se vdekja ka ardhur nga kushte aksidentale:

  • Certifikatë e vdekjes së të Siguruarit
  • Skeda e Vdekjes
  • Akt- Ekspertimi Mjeko Ligjor
  • Vendim i Prokurorise lidhur me ngjarjen
  • Deshmia Noteriale e Trashegimise
  • Kopje e dokumentit te identifikimit te perfituesit
  • Të dhënat e llogarisë bankare të përfituesit
  • Dokumenta të tjerë mjekësorë/ligjorë nëse është e nevojshme.

SIGAL mbetet kompania që ruan kurorën e kampiones në BESNIKËRI dhe SHPEJTËSI të shërbimit ndaj klientëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat