30.5 C
Tirana
Tuesday, August 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL Insurance Group rekordmene në kohë dhe korrektesë të pagesave

SIGAL Insurance Group rekordmene në kohë dhe korrektesë të pagesave

9 milionë euro dëmshpërblime vetëm në 6 muaj përbën një injektim rekord në ekonominë vendase përmes pagesës së dëmeve nga një kompani sigurimesh në të gjithë historinë e këtij tregu.

Kjo qasje ngrihet mbi filozofinë e Grupit SIGAL, se besimi ndërtohet me fakte e jo me premtime.

Fakt pas fakti, përmes provave të tilla, prej 26 vjetësh SIGAL paguan më shumë se sa kushdo: 9 milionë euro vetëm në 6-mujorin e parë për vitin 2025.

Shifrat janë zyrtare, të raportit të AMF për 6-mujorin e parë të vitit 2025.

Këto shifra janë një standard i ri në treg, si majë e re e lartë në historinë e tregut të sigurimeve.

Majë e lartë jo vetëm në drejtim të shumës së paguar, por edhe në drejtim të shpejtësisë dhe korrektesës në shlyerjen e detyrimeve kontratuale.

Koha e pagesës në SIGAL është rekord.

Pasi vlerësohet përputhshmëria kontratuale e sigurimit, dokumentacioni i duhur, vlerësohet dëmi dhe kalohet pagesa, thjesht, sigurt, shpejt.

Në SIGAL mund ta raportosh dëmin ONLINE, duke mbajtur parasysh njoftimin në kohë sipas kushteve kontratuale dhe nga ai çast, me kontratën e vlefshme të sigurimit, klienti nuk është i vetëm përballë dëmit.

Për kompaninë, besnikëria ndaj klientit është karta e garancisë për të qëndruar gjatë në treg.

Kjo qasje është shpërblyer me besimin e klientëve, të cilët në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut, na besojnë gjithçka. Ky numër po shtohet nga viti në vit.

Edhe përballë sfidave globale, SIGAL mban të njëjtin parim: të jetë pranë klientit kur askush tjetër nuk mundet.

Vetëm këtë vit, raporti i kombinuar dëshmon qartë: për çdo 100 euro, mbi 90 euro janë shpenzuar për trajtimin e dëmit.

Kjo ndodh në një kohë kur tregu i risigurimeve për Ballkanin është shtrenjtuar me të paktën 20%. Fakti përbën një provë të fortë besnikërie ndaj klientëve.

Arsyeja pse SIGAL mbetet lideri në rajon duhet kërkuar këtu: sepse korrektesa, respekti, fjala e mbajtur përballë klientit janë më të forta se sa çdo sfidë tregu.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat