Kompania ndërkombëtare e sigurimeve, me fokus në sigurimet e veçanta dhe të specializuara dhe seli në Bermuda, Hiscox, ka emëruar Harriet Turner në degën e saj të London Market për të udhëhequr një produktin të ri të sigurimit.
Ky produkt lidhet me përgjegjësinë nga ngacmimet seksuale (Sexual Molestation Liability – SML), duke e zgjeruar kështu gamën ekzistuese të produkteve të sigurimeve të përgjegjësisë.
Ky sigurim i ri SML synon të ofrojë mbrojtje për një gamë të gjerë pretendimesh dhe përgjegjësish që lidhen me sjellje të pahijshme, ngacmim ose abuzim seksual ndaj punonjësve.
Ai është i disponueshëm për organizata të mëdha në mbarë botën, në sektorë të ndryshëm si kujdesi shëndetësor e social, turizmi dhe shërbimet financiare.
Produkti SML mbulon gjithashtu kostot ligjore, dëmet ose shumat e marrëveshjeve që rrjedhin nga pretendimet e bëra gjatë periudhës së policës.
Klientët e SML do të përfitojnë edhe nga shërbimet e kompanisë globale të konsulencës së riskut, Control Risks, e cila ofron si rishikim para incidentit, ashtu edhe mbështetje pas incidentit.
Në mënyrë unike, pasi përcaktohen kushtet dhe çmimi i policës me një klient potencial, Control Risks vlerëson forcën e programeve të menaxhimit të riskut dhe përputhshmërisë së organizatës, duke identifikuar boshllëqet dhe duke dhënë rekomandime për përmirësim.