28.5 C
Tirana
Wednesday, August 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti i Turqisë që duhet të na lëkundë bindjet e gabuara: zgjidhja...

Tërmeti i Turqisë që duhet të na lëkundë bindjet e gabuara: zgjidhja e vetme është sigurimi i pronës

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi mbrëmjen e së dielës qytetin Sındırgı në provincën Balıkesir, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 29 të tjerëve.

Më shumë se një duzinë ndërtesash u shembën, ndërsa lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll, rreth 200 kilometra larg.

Shumica e ndërtesave të rrënuara ishin të braktisura, por u dëmtuan edhe dy minare xhamish.

Autoritetet njoftuan për mbi 20 pasgoditje dhe u bënë thirrje qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesa të dëmtuara.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se disa persona u shpëtuan nga rrënojat falë kërkim-shpëtimit të shpejtë, por një 81-vjeçar humbi jetën.

Turqia, e vendosur mbi disa linja të mëdha tërmetesh, mbetet e rrezikuar, ndërsa kujtohet ende tragjedia e vitit 2023 kur një tërmet 7.8 shkaktoi mbi 53 mijë viktima.

ÇFARË NA SJELL NË VËMENDJE KJO FATKEQËSI? 

283 lëkundje sizmike ka regjistruar territori shqiptar sipas emsc-csem.

E fundit 17 orë më parë, i shkallës 2.2 gradë Rihter, pranë rajonit të Kolonjës, në Jug-Lindje të vendit.

Shqipëria mbetet një ndër vendet me aktivitetin sizmik më të lartë, pas Turqisë dhe Greqisë, sipas hartës sizmike evropiane, por a jemi të përgatitur për tërmete dhe dëme më të mëdha?

Përgjigjja është Jo!

A mund t’ia dalim të rikthehemi shpejt në normalitet?

A mund ta ruajmë sigurinë tonë financiare?

Përgjigjja është Jo, sepse sigurojmë shumë pak.

Sigurimi i pronës në Shqipëri është ende në nivele të ulëta, edhe pse në Tiranë mund të sigurohet prona nga zjarri, tërmeti, përmbytja dhe eksplozioni për vetëm 1 euro metri katrorë.

4-fish më lirë është ky çmim në zonat rurale larg kryeqendrës së vendit.

Kultura e pritjes së ndihmës nga shteti vijon të predominojë, por kjo rrezikon ta kolapsojë shtetin në rast fatkeqësish natyrore sepse do të duhej të devijonte investimet nga sektorët prioritarë.

Zgjidhja mbetet sigurimi i pronës. Pas një fatkeqësie natyrore si tërmeti, siguruesi merr përsipër vlerën e dëmit.

Për fatin e mirë në tregun shqiptar vepron një gjigant me përvojë, seriozitet dhe besueshmëri si SIGAL.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat