24.5 C
Tirana
Thursday, July 31, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2 milionë njerëz të evakuar, Japonia nën alarm cunami

2 milionë njerëz të evakuar, Japonia nën alarm cunami

Mbi 1.9 milion banorëve u është kërkuar evakuimi në Japoni.

Autoritetet njoftojnë pritjen e një cunami.

Autoritetet japoneze u kanë vazhduar banorëve në bregdetin lindor të Japonisë që të evakuohen në vende më të larta.

Arsyeja e kërkesës është se dhjetra valë janë vërejtur përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë.

Paralajmërimet për evakuim tani shtrihen në qindra kilometra/milje përgjatë bregdetit të saj të Paqësorit – nga Hokkaido në veri deri në prefekturën Wakayama në jug.

Agjencia Meteorologjike tha se valët e cunamit mund të arrijnë deri në 3 metra lartësi.

Në origjinë të këtij cunami qëndron tërmeti i fuqishëm 8.8 ballë që goditi brigjet e Kamçatkës në Rusi.

Tërmeti menjëherë u pasua me valë 3-4 metra në Rusi dhe 60 cm në Japoni, por gjendja e alertit vazhdon.

Fabrika bërthamore në Fukushima është evakuar po ashtu, si masë sigurie.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat