Muajt e nxehtë veror, përveç vështirësisë së frymëmarrjes së rënduar dhe ekspozimit në diell, për një shtresë punëtorësh ka sjell vështirësi edhe më fatale: aksidentet në punë.
Në vetëm dy muaj kemi patur dy raste njësoj fatkeqe: thuajse identike.
Punëtorë që humbin jetën aksidentalisht nga lartësitë në ndërtim.
Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetën në spital.
Më herët, një punonjës i huaj, u rrëzua nga lartësia duke punuar dhe ndërroi jetë.
Përpara ngjarjeve të tilla, njeriu ndalet një çast dhe mendon:
Në pamundësi për t’i ndaluar aksidentet në punë, a ekzistojnë format se si traumat për punëtorin e dëmtuar apo familjen e tij, të amortizohen disi?
Si mundet që një familje, që humb aftësinë për punë të një familjari kontribues në financat e shtëpisë, apo, fatkeqësisht dhe aksidentalisht, mund ta humbë edhe vetë familjarin, të ndihmohet të mos bjerë në ngërç të përjetshëm financiar?
Sigurisht që një mundësi ekziston! Sigurimi privat nga aksidentet në punë.
A janë të ndërgjegjësuar punëdhënësit shqiptarë për sigurimet e punonjësve të tyre nga aksidentet?
Fatkeqësisht jo.
SIGAL ofron një paketë speciale që synon sigurinë financiare të punonjësve dhe punëdhënësve, konkretisht: Sigurimin nga aksidentet për Punonjësit.
Me qenë se dy rastet fatkeqe të ndodhura së fundmi ishin nga fusha e ndërtimit, le të marrim shembullin e një punonjësi në ndërtim:
Si llogaritet primi që punëdhënësi duhet të paguajë? Shumë e thjeshtë!
Së pari, punëdhënësi zgjedh sa paga vjetore do të përdorë si mbulim për punonjësin.
Së dyti, marrim të mirëqenë se punëdhënësi zgjedh 2 vjet paga vjetore mbulim.
Së treti, supozojmë se paga vjetore e punonjësit të ndërtimit është 2 milionë ALL.
Së katërti, në rast paaftësie dhe deri në humbje jete, i aksidentuari ose familja e tij, në rast fatkeq aksidenti fatal, përfitojnë nga 500 mijë deri në 3 milionë Lekë për vetëm 10 mijë Lekë prim vjetor.
10 mijë Lekë prim vjetor dhe traumat e të aksidentuarit, qoftë edhe me paaftësi të përhershme, të paktën financiarisht bëhen më të kapërcyeshme.
Edhe vetë punonjësit duhet të jenë më kërkues, për shkak të riskut të lartë dhe vështirësive në punë, ndaj punëdhënësve të tyre: sigurimin nga aksidentet e meritojnë!
Kjo marrëdhënie do të ishte nxitëse për rezultate dhe përqëndrim më të lartë, që do të përkthehej në efikasitet dhe përkushtim ndaj punës.
Punëdhënësi duhet të jetë i pakursyer me respekt dhe sigurimi nga aksidentet në punë është respekt, vlerësim dhe investim i mençur te bashkëpunëtorët.