17.5 C
Tirana
Thursday, July 3, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHISTORI (3)/ Protoformat e sigurimit në Qytetërimin e Luginës së Indusit

HISTORI (3)/ Protoformat e sigurimit në Qytetërimin e Luginës së Indusit

Te qytetërimi i Luginës së Indusit gjejmë referencën e tretë për ligjin e Bottomry-së, protoformën e sigurimeve, pas shoqërisë babilonase dhe fenikase.

Edhe aty, njëjtë si në rastin e fenikasve, u detyrohen babilonasve.

Në Luginën e Indusit praktika e bottomry-së ishte në fuqi jo më vonë se viti 600 p.e.s.

Dihet se një pjesë e madhe e tregtisë babilonase bëhej me Indinë dhe, rrjedhimisht, tregtarët hindu dhe babilonas qenë në kontakt të vazhdueshëm tregtar.

Gjatë historisë së hershme të vendit, në një kohë kur qytetërimi babilonas po arrinte kulmin, përpjekjet e hindusëve ishin, sipas Max Müller-it, pak më “patriarkale”, më të ngadalta.

Hindusët kishin si zanate kryesore luftën dhe kultivimin e tokës.

Ka të ngjarë që interesi i tyre në tregti të jetë zhvilluar në masë të madhe për shkak të shembullit të dhënë nga babilonasit.

Në këtë mënyrë ata gradualisht fituan njohuritë për zakonet e biznesit, përfshirë ligjet që kanë të bëjnë me huatë, normat e interesit, kontratat për qëllime tregtare, etj., siç përcaktohen në Kodin Babilonas.

Këto ligje natyrisht që janë ndryshuar dhe zgjeruar për t’iu përshtatur kushteve të tyre.

Para shekullit të 6-të p.e.s. ata kishin në dorë një formë të përpunuar të kontratës së Bottomry-t, nga e cila ndryshimet thelbësore nga kontrata babilonase ishin si më poshtë:

(i) Kontrata zbatohej edhe për trafik detar, edhe për trafik tokësor.

(ii) Interesi, në vend që të ishte 100 për qind në të gjitha rastet, ishte i rregulluar në përputhje me rreziqet që duhej të përballoheshin dhe kohëzgjatjen për të cilën kërkohej paraja

(iii) Kjo normë interesi (ose çmim rreziku) caktohej nga vlerësues të aftë në udhëtime detare ose tokësore, të cilët ishin në gjendje ta përshtatnin normën me kohën e nevojshme dhe rreziqet që duhej të përballoheshin

(iv) Kjo normë interesi përcaktohej në kontratë

(v) Huamarrësi përjashtohej nga pagesa, jo vetëm nëse i grabiteshin mallrat, por edhe nëse mallrat nuk mbërrinin në gjendje të mirë, në kohën dhe vendin e rënë dakord nga palët kontraktuese.

Qytetërimi i Luginës së Indusit, që u zhvillua rreth viteve 3300–1300 para erës sonë, ndodhej në zonat ku sot shtrihen Pakistani, India veriore dhe Afganistani jugor. Qytetet kryesore, Mohenjo-Daro dhe Harappa, kishin rrugë të drejta, kanalizime të organizuara dhe ndërtesa prej tullash. Banesat ishin dykatëshe, me hamame publike dhe depo për ruajtjen e ushqimit, duke treguar një shoqëri të zhvilluar dhe të organizuar.

LEXO EDHE: HISTORI (2)/ FENIKASIT si përçues të protoformës së sigurimeve, nga babilonasit te grekë

LEXO EDHE: HISTORI/ Format e hershme të sigurimit te babilonasit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat