Sigurimi do të mbulojë deri në pesë vizita ambulatore në vit.
Ministria e Bujqësisë në Tajvan ka njoftuar se qentë shërbyes në detyrë që përdoren nga agjencitë shtetërore do të sigurohen me një policë të re sigurimi, ku primet do të paguhen plotësisht nga shteti, raportoi Taipei Times.
Polica është zhvilluar nga kompania Nan Shan General Insurance Co, dhe kostoja për çdo qen do të jetë 13,374 dollarë tajvanezë në vit.
Sigurimi do të mbulojë:
-
deri në 5 vizita ambulatore në vit,
-
shtrimin në spital,
-
ndërhyrjet kirurgjikale, dhe
-
shpenzimet e varrimit.
Regjistrimi do të nisë në muajin shtator, ndërsa Ministria do të ndryshojë rregulloren për Kujdesin dhe Menaxhimin e Qenve Shtetërorë në janar 2026 për ta bërë sigurimin të detyrueshëm.
Ministri i Bujqësisë, Chen Junne-jih, tha se më vonë sigurimi do të zgjerohet për të përfshirë edhe qentë e dalë në pension dhe qentë e kërkim-shpëtimit, dhe qeveria po shqyrton mundësinë e subvencionimit të pjesshëm për ta.
Deri në muajin mars, në agjencitë shtetërore të Tajvanit kishte gjithsej 292 qen shërbyes në detyrë.