Ndërsa afrohet sezoni i dasmave verore, kompania e sigurimeve Travelers, e cila ka tërhequr vëmendjen për rëndësinë e sigurimit të dasmës, bëhet subjekt i një artikulli nga Business Insurance.
Dasmat në SHBA po përjetojnë një kohë me kosto që rriten dhe probleme që përsëriten.
Sipas Travelers, për të katërtin vit radhazi, problemet me furnitorët (si fotografët, dekoruesit apo kuzhinierët) kanë qenë shkaku kryesor i pretendimeve për sigurimin e dasmave.
Ato përbënin 27% të të gjitha dëmeve të paguara në vitin 2024.
Shkaqe të tjera të shpeshta ishin sëmundjet apo dëmtimet (24%), moti i keq (22%) dhe dëmtimi i pronës (15%).
“Çiftet që po përgatiten për ditën e tyre të madhe kanë mjaft shqetësime,” – tha Deidre LeBlanc, nënkryetare e Travelers për sigurimet personale.
“Duke i njohur problemet më të zakonshme, ata mund të përgatiten më mirë për situata të papritura.”
Travelers thekson se, me rritjen e kostove të dasmave, sigurimi mund të shërbejë si një mbrojtje financiare.
Sipas një raporti të kompanisë Zola (specializuar në organizimin e dasmave), çmimi mesatar i një dasme në SHBA po rritet për të tretin vit radhazi.
Kjo e bën çdo dasmë më të ndërlikuar dhe më të rrezikuar nga problemet e papritura.
Revista Time tregon se në SHBA, kostoja mesatare e një dasme u rrit nga 29,000 dollarë në vitin 2023 në 33,000 dollarë në vitin 2024 – një rritje prej gati 14%.
Ky trend shkon paralel me rritjen e tregut global të sigurimeve të dasmës. Në vitin 2024 ky treg vlerësohej rreth 1.25 miliardë dollarë.
Deri në vitin 2033 pritet të arrijë në 2.17 miliardë dollarë, sipas The Market Intelligence.
Analistët parashikojnë një rritje mesatare vjetore prej 6.35%, duke treguar interes të vazhdueshëm për sigurimin e ngjarjeve martesore.
Një arsye tjetër për pretendime janë edhe angazhimet e papritura ushtarake, që shpesh shkaktojnë shtyrjen ose anulimin e dasmave.
Në vitin 2023, rreth 6% e kërkesave për dëmshpërblim në Travelers kishin si shkak këto raste.
Probleme të tjera që ndodhin shpesh përfshijnë: dëmtimin e fustanit të nusërisë, humbjen e unazave, ose situata të tjera të papritura.
Këto përbënin rreth 5% të kërkesave të Travelers në vitin e kaluar, duke treguar se edhe kur dasma planifikohet me kujdes, gjithmonë mund të ndodhin gjëra të paparashikuara.
Travelers thekson se sigurimi i tyre mbulon edhe shpenzime shtesë që mund të lindin nga këto probleme.
Policat mund të rimbursojnë koston e ëmbëlsirave apo ushqimeve të prishura, ose të mbulojnë prishjen e pajisjeve të DJ-ve dhe ofruesve të tjerë të argëtimit.