23.5 C
Tirana
Tuesday, July 1, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVlerësuesit e dëmeve e mirëpresin automatizimin, shqetësim për rolet

Vlerësuesit e dëmeve e mirëpresin automatizimin, shqetësim për rolet

Vlerësuesit e dëmeve kërkojnë që automatizimi të përdoret për të lehtësuar pjesët më të lodhshme dhe më të përsëritura të punës së tyre.

Ata gjithashtu shprehin shqetësim për ndikimin që mund të ketë tek kontrolli i procesit të dëmeve dhe te rolet e tyre.

Kjo e dhënë del pas një ankete të zhvilluar nga kompania e teknologjisë RDT.

Sipas sondazhit, 74% e vlerësuesve të dëmeve besojnë se automatizimi do t’u japë më shumë kohë për t’u përqendruar te vendimmarrja komplekse dhe shërbimi ndaj klientëve.

66% thanë se fusha që përfiton më shumë nga automatizimi është ajo e futjes së të dhënave dhe dokumentacionit.

Të dyja janë ndër detyrat më të lodhshme dhe më të përsëritura.

Megjithatë, krahas dëshirës për të kryer shpejt këto detyra, 44% e të anketuarve shprehën shqetësim për mbështetjen e tepërt te teknologjia.

40% thanë se kanë frikë të humbin kontrollin mbi vendimet kryesore. Gjithashtu, 32% u shprehën të shqetësuar për sigurinë e vendit të punës dhe 39% thanë se automatizimi mund ta largojë aspektin njerëzor nga ndërveprimi me klientin.

Për Insurance Today, Joe O’Connor, zëvendësdrejtor ekzekutiv i RDT, tha: “Automatizimi i mirë nuk do t’i zëvendësojë përpunuesit e dëmeve, por do t’i ndihmojë ata.
Nëse arrijmë t’u heqim detyrat e lodhshme dhe të përsëritura, do të shmangim vonesat dhe mbingarkesën. Kjo u jep mundësi profesionistëve të fokusohen te gjërat që kanë më shumë rëndësi – si ndihma ndaj klientëve me dëme të ndërlikuara dhe përdorimi i gjykimit të tyre profesional. Në thelb, kjo i lejon të shfaqin përvojën dhe ndjeshmërinë e tyre – dy shtylla kryesore për një shërbim të mirë në trajtimin e dëmeve”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat