Ditën e sotme Policia ka raportuar se është arrestuar drejtuesi i gomones një 46-vjeçar.
Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njoftoi në lidhje me ngjarjen se në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.
Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.
Duke u larguar nga rasti konkret, me të drejtë publiku mund të pyesë: si do të ndikonte sigurimi i mjetit lundrues në rastin e dëmeve materiale dhe shëndetësore të një pushuesi?
Përgjigjja është e thjeshtë.
Nëse gomonia ka qenë e siguruar dhe nëse plotësohen të gjitha kriteret ligjore të mbulimit, çdo dëm material dhe shëndetësor i shkaktuar pushuesit, mund të dëmshpërblehen nga polica e sigurimit.
Përveç të qenit një detyrim ligjor, kostot e larta shëndetësore që mund të vijnë nga aksidente të tilla, apo edhe materiale, e bëjnë shumë të domosdosshëm sigurimin e mjeteve lundruese.
Sigurimi i mjeteve të vogla lundurese është i detyrueshëm nga ligji 32/2021.
Ky sigurim mbulon deri në gjysëm milionë euro dëme ndaj palëve të treta në ujrat detare dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë.
Në Shqipëri, ky sigurim mund të ofrohet nga lideri i sigurimeve në vend, SIGAL INSURANCE GROUP.
Për një çmim thuajse minimal të policës, që nis nga 6 mijë Lekë në vit, SIGAL mbulon dëme financiare deri afërsisht gjysëm milioni.