Sektori i sigurimeve në Filipine pritet të përjetojë një rritje të fuqishme gjatë dekadës së ardhshme.
Burim i kësaj të dhënë është raporti i gjigantit të sigurimeve dhe analizës së të dhënave në këtë sektor, Allianz-i.
Primet e sigurimeve në vend parashikohen të rriten me një normë prej 9.2% nga viti 2025 deri në 2035.
Kjo e dhënë parasheh se totali i arritshëm do të jetë 21.4 miliardë euro.
Rritje do ta tejkalojë ndjeshëm mesataren globale prej 5.3%.
Filipinet pozicionohen kështu si një nga tregjet më premtuese në këtë sektor.
Allianz-i thekson se kjo perspektivë optimiste vjen si rezultat i dy faktorëve:
- popullsisë së re të vendit
- nevojës për t’u përshtatur me ndryshimet demografike.
Rritja e Filipineve parashikohet të tejkalojë edhe tregje të zhvilluara si Europa Perëndimore (3.7%), Amerika e Veriut (4.7%) dhe Japonia (2.5%).
Rritja, në kontekstin aziatik, nuk është më e larta.
Vendet aziatike, përveç Japonisë, parashikohen të kenë të njëjtën normë rritjeje me Filipinet.
Allianz-i vlerëson se këto vende kanë ende shumë terren për të zënë në raport me mbulimin e sigurimeve.
Në tremujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga primet e sigurimeve në Filipine u rritën me 14.41%, duke arritur në 124.17 miliardë pesos.
Po ashtu, shpenzimet mesatare për sigurime për person u rritën me 13.4%, ndërsa penetrimi i sigurimeve në ekonominë vendase arriti në 1.89% të PBB-së, pak më mirë se viti i kaluar.
Megjithatë, ky tregues mbetet ndër më të ulëtit në rajonin e ASEAN-it, duke reflektuar potencialin e madh të pazhvilluar që ka ende sektori.