20.5 C
Tirana
Friday, June 6, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeGjiganti "Mosaic" ndërmerr ndryshime të rëndësishme strukturore

Gjiganti “Mosaic” ndërmerr ndryshime të rëndësishme strukturore

“Mosaic Insurance” ka njoftuar ndryshime strategjike në lidershipin e saj për të përforcuar pozicionin global, duke promovuar Yosha DeLong si Global Engagement Officer.

“Mosaic Insurance” ka kontratuar edhe ekspertin e njohur të sigurimeve kibernetike, Brian Bonkoski, si drejtuesin e Përgjithshëm të sektorit kibernetik.

DeLongu, një nga arkitektet e suksesit të departamentit të cyber-it të “Mosaic” që prej vitit 2021, do të udhëheqë përpjekjet ndërkombëtare për rritje të produkteve, forcim partneritetesh dhe avancim të shitjeve përmes aftësive digjitale të kompanisë.

Ndërkohë, Bonkoski, me përvojë të gjatë në Chubb dhe AIG, do të marrë drejtimin e portofolit global të produkteve kibernetike nga 16 qershori.

Këto emërime sinjalizojnë angazhimin e “Mosaic” për të qenë lider në sigurimet e specializuara, veçanërisht në segmentin në rritje të sigurimeve kibernetike, i cili pritet të bëhet linja më e madhe e kompanisë brenda vitit të ardhshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat