20.5 C
Tirana
Friday, June 6, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMe TPL Plus, shoferët e rinj nuk mbeten vetëm

Me TPL Plus, shoferët e rinj nuk mbeten vetëm

Legjislacioni shqiptar, drejtuesve të mjeteve të drejtimit të kategorisë B, të autoveturave, në dy vitet e para të përvojës së tyre si shoferë u bën disa kufizime.

Një kufizim është ndalimi për të drejtuar në dy vitet e para të lëshimit të patentës  mjete me fuqi më të madhe se 55 kw/ton.

Për makinat hibride elektrike ose Plug-in, kufiri i lejuar i fuqisë, për këta drejtues, është 65 kw/ton duke përfshirë këtu edhe peshën e baterisë.

Në rast se një drejtues mjeti i ri përfshihet në një aksident, pikërisht për shkak të kësaj shkeljeje të Kodit Rrugor, ai nuk do të mund ta zhdëmtonte dëmin material të makinës së aksidentuar nëpërmjet policës së TPL-së.

Kështu ishte më parë! Por tani, me SIGAL, e ka një zgjidhje alternative!

SIGAL, në këtë pikë, ka menduar përfshirjen e një zgjidhjeje në produktin TPL Plus për klientët e vetë, nëse ndodhen në këtë situatë.

Pavarësisht shkeljes administrative për të cilën i siguruari në SIGAL do të duhet ta marrë e ta mbajë vetë përgjegjësinë, dëmi material i shkaktuar te të tretët do të mund t’i merret përsipër nga kompania siguruese duke mos e trajtuar më si subjekt mbulimi të përjashtuar në rast se e ka blerë paraprakisht si nënprodukt policën e posaçme.

Me një policë që kushton vetëm 3,000 L/ vit, edhe në rast përfshirjeje në aksident me mjet me fuqi motorike mbi kufizimin e lejes së drejtimit, dëmi material i shkaktuar te të tretët mbulohet nga siguruesi deri në masën 1 milionë Lekë.

SIGAL konfirmon besueshmërinë dhe besnikërinë te klientët e saj, për të qenë pranë tyre kur askush nuk mundet.

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat